Këshilltarët: Visar Ganiu shpërfill Këshillin, asnjëherë nuk merr pjesë në mbledhje

Anëtarët e këshillit të Komunës së Çairit në Shkup bëjnë të ditur se kryetari i kësaj komune, Visar Ganiu deri më tani nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje, në të cilat është diskutuar rreth gjendjes së kësaj komune. Madje edhe kërkesave me shkrim për informacione të përpiluara nga vetë këshilli, nuk iu është përgjigjur Ganiu, shkruan Portalb.mk.

Sipas rregullores së Komunës, të cilën komuna nuk e ka be publike në ueb faqe, neni 146 thotë se Kryetari ka të drejtë dhe obligim që të jetë prezent dhe të merr pjesë në punën e seancave të Këshillit, dhe sipas nenit 147 të po të njejtës rregullore, thuhet se kryetari ka të drejtë të përcaktojë përfaqësues të tij për seancat e Këshillit dhe komisioneve në rast të mos prezencës së tij.

Ndërsa këshilltarët thonë se vetëm në një rast ka pasur zëvendësues kryetari në këshill, e ai rast ishte miratimi i buxhetit të komunës, ku Ganiun e zëvendësoi sekretari i komunës Nedim Rama.

Portalb.mk tentoi të bisedojë me kryetarin Ganiu, si dhe me zëdhënësin e komunës, Kushtrim Alla, por që të dy ishin të pakapshëm. Gjithashtu i pakapshëm ishte edhe këshilltari i BDI-së në komunën e Çairit si dhe kryetari aktual i këshillit, Zahir Bekteshi.

Ish kryetarja e këshillit të kësaj komune, këshilltarja Xhemile Memeti nga partia Besa, thotë për Portalb.mk se kryetari asnjëherë nuk ka qenë prezent në mbledhje, si dhe janë shpërfill pyetjet e këshillit për informacione nga më të ndryshmet.

“Në seancë të këshillit komunal pika e fundit ka qenë ‘pyetje dhe sugjerime’ dhe vazhdimisht ka pasur pyetje të parashtruara nga anëtarët e këshillit lidhur me problematika të ndryshme, por nga mungesa e kryetarit në seancë ne i kemi dorëzuar në formë të shkruar, por as në formë të shkruar nuk kemi marrë përgjigje”, thotë Memeti.

Ajo shton se Ganiu thjesht nuk komunikon fare më këshillin.

“Ai nuk komunikon aspak me ne. Komunikimi është zero. Mosinteresimin e tij për bashkëpunim e tregon edhe vetë fakti i mungesës së tij në seancat. Ne informacione nga kryetari marrim vetëm kur del në lajme apo në ndonjë emision në të cilin jep ndonjë informacion për komunën. Aty i kuptojmë planet e tij. Shumicën e ka të këshilltareve të BDI për votime, tani ata i mbështet edhe VMRO-ja, kështu që neve tjerëve na shpërfill sepse e di që votat i ka të siguruara dhe nuk e sheh të arsyeshme të arsyetohet”, tha për Portalb.mk, Memeti.

Këtë për Portalb.mk e pohon edhe këshilltari i partisë Aleanca për Shqiptarët në këtë komunë, Fatih Qaili duke thënë që në mbi 20 mbledhjet e mbajtura, kryetari nuk ka marrë pjesë në asnjërën.

“Deri më tani janë mbajtur 21 apo 22 mbledhje të këshillit dhe në asnjërën nga këto nuk ka marrë pjesë kryetari. Vetëm një rast ishte kur kryetari kishte përfaqësues në mbledhje, dhe ajo ishte kur u votua buxheti, që atë e zëvendësoi sekretari i komunës, Nedim Rama. Ne nuk kemi asnjë informacion sa i përket projekteve të cilat u premtuan nga vetë kryetari Ganiu në fushatën parazgjedhore, ato nuk kanë qenë fare në rend dite për tu biseduar. ”, tha Qaili.

LEXO: Ish higjiena komunale në Çair po shndërrohet në deponi, autoritetet në gjumë (FOTO)

LEXO: Kaos komunikacioni në Çair, pritet vera për të filluar ndërtimi i parkingjeve

LEXO: Premtimet për Çairin, asnjë e dhënë për ndërtimin e bibliotekës dhe leximores

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button