Ndihma e Shpejtë: Analiza e fizibilitetit do të kushtojë 600 mijë denarë, gati në fund të marsit

Pas disa muajsh përpjekjes të Portalb.mk për të kuptuar se cila ndërmarrje do ta realizojë, sa do të kushtojë dhe cilat janë gjetjet, Ministria e Shëndetësisë sot e ka publikuar tenderin për analizën e fizibilitetit në Sistemi Elektronik për Furnizime Publike, transmeton Portalb.mk.

Sipas tenderit të nënshkruar më 29 janar të 2019-s, nga 3 oferta, është përzgjedhur “Shoqata për ekspertizë, konsultim dhe trajnime “BASME-KT” për të realizuar analizën e fizibilitetit. Analiza do të kushtojë 600 mijë denarë, ndërkaq duhet të përfundojë për 60 ditë nga dita e nënshkrimit, respektivisht 30 mars 2019.

Tenderi i Analizës së Fzibilitetit

LEXO: Privatizimi i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, do ta shkatërrojë mbrojtjen shëndetësore në Maqedoni

Analiza duhet të tregojë mënyrën e funksionimit të shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, dhe për shkak se ajo realizohet në partneritet publik-privat, ngjalli reagime të shumta në publik, ngaqë mund të dërgojë në privatizimin e ndihmës së shpejtë. Për analizën e fizibilitetit më 14 nëntor të 2018-s është mbyllur thirrja për aplikim.

Në analizën që e realizoi Portalb.mk për shërbimin e Ndihmës së Shpejt, për intervenime duhet të bëhen në shtëpitë e shëndetit ku kanë autoambulanca të amortizuara dhe të vjetërsuara, dhe ku ka numër të ekipeve dhe të autoambulancave që nuk korrespondon me numrin e popullsisë, si: Kërçova, Probishtipi, Kumanova, Gostivari, Koçani dhe Dibra. Të njëjtat shtëpi edhe kanë kërkuar autoambulanca dhe ekipe shtesë. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2018-të 6 milionë denarë janë shpenzuar për mirëmbajtjen e 40 autoambulancave, nga tetë shtëpi të shëndetit.

LEXO: Ndihmës së Shpejtë në Maqedoni urgjentisht i duhet ndihmë! (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button