Mogerini i porositi Zaevin, Osmanin, Shekerinskën dhe Dimitrovin: Deri në qershor zbatoni reformat

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij në Bruksel sot është takuar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Federika Mogerini, njofton Portalb.mk.

Në takim kanë marrë pjesë edhe zv/kryeministrat Bujar Osmani dhe Radmilla Shekerisnka, por edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Kryeministri Zaev ka shprehur falënderim personal për mbajtjen e Këshillit për Stabilizim dhe Asociacion në këtë periudhë të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut.

Zaev - Mogerini
Zaev – Mogerini

Në takim janë përsëritur uratat për arritjen e Marrëveshjes së Prespës, zbatimin e plotë të saj dhe përfitimet të cilat janë të dukshme për të gjithë ne.

“Gjithashtu, në takim është përshëndetur edhe zhvillimi i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në zbatimin e agjendës reformuese. Qeveria nga Mogerini ka marrë inkurajim që përpara qershorit të këtij viti shteti t’i zbatojë të gjitha masat e mbetura për kompletimin e reformave të parapara sipas konkluzave të Këshillit të Evropës në qershor të vitit 2018”, thonë nga Qeveria.

Kryeministri dhe delegaiconi do të realizojnë takime edhe eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjithashtu, Zaev gjatë kohës së kësaj vizite në Bruksel do ta udhëheq sesionin e 15-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociacion, në të cilën do të shqyrtohet zhvillimi i vendit tonë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Aktivitetet e Komisionit Evropian në Bruksel do të mbarojnë me konferencë të përbashkët për shtyp Zaev – Mogerini – Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button