Është shpallur tenderi për furnizimin e autobusëve të rinj për Ndërmarrjen e Transportit Publik – Shkup

Ndërmarrja e Transportit  Publik – Shkup do të furnizohet me 30  deri 40 autobusë të ri për përmirësimin e kushteve të transportit publik të qytetit. Në ueb faqen e Bankës Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim është publikuar tenderi ndërkombëtar për furnizim të autobusëve.  Siç informojnë nga Ndërmarrja e Transportit Publik- Shkup, procedura do të zhvillohet në pajtim me rregullat dhe procedura e Bankës Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim, nga ku është siguruar kredit prej 10 milionë euro për këtë qëllim, transmeton Portalb.mk.

Autobusët e ri do të kenë 6 EURO motorë ekologjik, me të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ulet ndotja e ajrit nga transporti publik në Shkup. Autobusët me karrige të ulëta do të sigurojnë mundësi për transportim të personave me nevoja të veçanta.

Tenderi ndërkombëtar do të zhvillohet në dy faza. Në etapën e parë do të kërkohet nga kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertë me karakteristika teknike të autobusëve të ri, por edhe me listë eventuale të devijimeve të kushteve që janë konfirmuar në dokumentacionin e tenderit. Pas evaluimit, në fazën e dytë do të ftohen të gjithë ata që ofrojnë që i plotësojnë kriteret e tenderit. Çmimi me të cilin do të furnizohen autobusët do të theksohet në fazën e dytë.

Tenderi ndërkombëtar për dorëzimin e ofertave do të zgjasë deri më 3 maj, më pas do të vijojë faza e evaluimit të ofertave të dorëzuara nga faza e parë. Marrëveshja për furnizimin e eko-autobusëve ekologjik pritet të fillojë më 8 korrik dhe të zgjasë rreth 9 muaj, thuhet në tenderin e publikuar. Nëse procedura e tenerit realizohet me sukses, qytetarët e Shkupit deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2020  të voziten në autobusët e rinj.

Marrëveshja për autobusët e ri ekologjik mes Qytetit të Shkupit dhe Bankës Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim është nënshkruar kah fundi i janarit të këtij viti.  Përveç mjeteve prej kreditit, për realizimin e projektit do të sigurohen 1.8 milionë euro shtesë nga buxheti i Ndërmarrjes së Transportit Publik, si grant i pakthyer prej 1.1 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button