Jakimovski dyshohet për legalizim të paligjshëm dhe blerje të tokës

Departamenti për Parandalimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të MPB-së deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur kallëzime penale kundër ish-kryetarit të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski dhe katër persona tjerë T.Gj (62), V.S (43), M.T (59) dhe R.D (60) të gjithë nga Shkupi për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale- “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski ka thënë se është ngritur kallëzim penal edhe kundër personave G.R (51) në cilësinë e drejtuesit të “Grom Promet” SHPKNJP Shkup, S.P (53) në cilësinë e drejtuesit të “DOT MEBEL” SHPKNJP Shkup dhe T.K (58) në cilësinë e personit fizik për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale – “nxitje” lidhur me veprën penale -“keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”. Gjatë ditës, me urdhër për arrestim para gjykatësit hetues në procedurë paraparake ndodhen personat S.J, T.Gj dhe V.S, transmeton MIA.

“Ata kanë ndërmarrë aktivitete të cilët nuk kanë guxuar t’i ndërmarrin, edhe pse e kanë ditur dhe konform detyrës së tyre zyrtare dhe autorizimeve kanë qenë të obliguar të dinë se objektet për të cilat janë dorëzuar kërkesat për përcaktimin e statusit juridik nga ana e subjekteve juridike “Grom Promet” SHPKNJP Shkup, “EMAG” SHPKNJP Shkup dhe “DOT MEBEL” SHPKNJP Shkup si dhe kërkesa e ngritur nga personi fizik, i paraqituri T.K, në fakt nuk janë objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, por kanë qenë objekte të përkohshme ose baraka të montuara/demontuara të vendosur në tokë ndëtimore të papërfunduar, pronë e shtetit dhe se konform dispizitave ligjore nuk kanë guxuar të jenë lëndë e procedurës për përcaktimin e statusit juridik në tokë ndërtimore të pëpërfunduar konform Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Edhe krahas kësja, të paraqiturit S.J, T.Gj, V.S, M.T dhe R.D kanë vepruar sipas kërkesave të parashtruara dhe kundër ligjit, objekteve të përkohshme u kanë dhënë trajtim të objekteve të paligjshme, duke dhënë më pas pëlqim për përfshirjen e objekteve të përkohshme në dokumentacionin e planifikimit urban”, informoi Angellovski.

Me nënshkrimin e vendimit për konfirmimin e statusit juridik të objekteve të përkohshme si objekte të ndërtuara në mënyrë ilegale, parashtruesve të kërkesave i ka mundësuar që t’i regjistrojnë objektet në regjistrat publikë të patundshmërive si objekte legale në pronësi të tyre dhe me këtë të plotësohen kushtet që të kenë të drejtë ekskluzive  që të kryejnë blerjen e tokës, pronësi shteti në pajtim me Ligjin për procedurim të objekteve të ndërtuara ilegalisht, ndërsa në kundërshtim me Ligjin për tokë ndërtimore, sipas të cilit objektet e përkohshme  nuk janë pjesë e  tokave të ndërtimit dhe nuk mund që të jenë kriter i kërkesës për marrjen e të drejtës së pronësisë mbi tokë shtetërore në të cilën janë ndërtuar.

Në këtë mënyrë  nëpunësit e Komunës së Karposhit  i kanë lejuar personave juridikë “Grom Promet” SHPKNJK Shkup, “EMAG” SHPKNJK Shkup, “Dot Mebel” SHPKNJK si dhe personit fizik T.K në mënyrë të paligjshme të marrin  të drejtën e pronësisë për objekte  dhe të drejtën ekskluzive të blerjes së tokës nën objekt në pronësi shtetërore.
Jakimovski dhe edhe dy persona të tjerë sot në mëngjes u arrestuan dhe u  dërguan tej gjykatësi hetues. Prokuroria për ata kërkon masë arresti, ndërsa për gjashtë personat e tjerë masa sigurie.

LEXO: Policia Financiare e akuzon Stevço Jakimovskin për “ndërtim pa leje”

LEXO: Dëmi rreth 1 milion euro, padi penale për ish kryetarin e Karposhit, Jakimovski, së bashku me 4 bashkëpunëtorë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button