Ligji për PSP-në, do ta përcaktojë fatin e negociatave mes RMV-së dhe BE-së

Lufta kundër korrupsionit, Ligji për Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe reformat në sektorin e sigurisë, janë fushat që Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) duhet t’u kushtojë vëmendje javëve në vijim, sepse ato do ta përcaktojnë fatin e marrjes së datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Këto i deklaroi për emisionin “360 Shkallë”, eurokomesari Johanes Han sot në Bruksel.

“Lufta kundër korrupsionit, ligji për PSP-në dhe reformat në sektorin e sigurisë, janë elemente kyçe për javët e ardhme”, tha Han.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Nikolla Dimitrov deklaroi se çështja kyçe është ardhmëria e PSP-së.

“Çështja kyçe është ardhmëria e Prokurorisë Speciale Publike”, tha Dimitrov.

Nga ana tjetër, sot në Ministrinë e Drejtësisë kanë nisur bisedimet mes grupit punues të VMRO-DPMNE-së i udhëhequr nga avokati, Toni Menkinovski, ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe përfaqësuesit të BDI-së, Artan Grubi, për tejkalimi i dallimeve për propozim-ligjin për Prokurorinë Publike.

Para kësaj, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev i hodhi poshtë pretendimet se në grupet e punës do të bisedohet për amnistimin e kriminalitetit.

Sa i takon reformave në shërbimin e sigurisë, sot në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e RMV-së është zhvilluar debati i parë publik i Ligjit për Agjencinë për Siguri Nacionale dhe Ligjit për Trupin Koordinues të shërbimeve të sigurisë, pasi të njëjtat kaluan leximin e parë. Me dhjetëra vërejtje u potencuan nga profesorët universitarë të fushës së sigurisë, por theks i veçantë u vendos në qendërzimin e fuqisë së kryeministrit Zaev ndaj këtyre shërbimeve.

LEXO: Prokuroria Speciale në tavolinën e pazarit të partive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button