Rusia e ka pranuar emrin Maqedonia e Veriut, arrin në 105-të numri i shteteve njohëse

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Rusisë, sot ka njoftuar se shteti i tyre e ka pranuar emrin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

“Federata Ruse e ka njohur shtetin me emrin e ri – Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Rusisë.

Ky është qëndrim i kundërt i asaj që u shpreh në faqen zyrtare të Ambasadës së Rusisë në RMV, pas ndryshimeve kushtetuese ku tha: “Rusia e ka njohur Republikën e #Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues që 26 vjet dhe qëndrimin e saj nuk e ndryshon”.

Sipas të dhënave të Radio Evropës së Lirë në gjuhën maqedonase, Republikën e Maqedonisë së Veriut deri tash a kanë njohur 105 shtete: Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe, Kina, Rusia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Algjeria, Andorra, Argjentina, Austria, Azerbajxhani, Mbretëria e Bahrejnit,  Bangladeshi, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Brunei, Burundi, Kamboxhia,  Kanada, Çadi, Kili, Kosta Rika, Kuba, Çekia, , Timori Lindor, Estonia, Salvadori, Fixhi, Finlanda, Guatemala, Guineja, Haiti, Hondurasi, Hungaria, Islanda, India, Indonezia, Irani, Iraku, Izraeli, Xhamajka, Kazakistani, Kuvajti, Lituania, Luksemburgu, Malta, Malajzia, Moldavia, Mongolia, Maroku, Mozambiku, Monako, Nepali, Nikaragua, Nigeria, Koreja Veriore, Norvegjia, Omani, Pakistani, Paraguai, Peruja, Filipinet, Polonia, Katari, Rumania, Arabia Saudite, Singapori, Sllovenia, Sri Lanka, Sudani, Zvicra, Siria, Tanzania, Taxhikistani, Tajlanda, Turqia, Ukraina, Venezuela, Vietnami dhe të tjera.

Emri Maqedonia e Veriut erdhi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës më 17 qershor të 2017-s, me të cilin u zgjedh kontesti prej dy dekadash për çështjen e emrit të shtetit, me çka u hap rruga e anëtarësimit të RMV-së në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE). Për momentin është duke vijuar procesi i nënshkrimit të Protokollit të antëtarësimit të RMV-së nga shtetet anëtare të NATO-s, kurse në mesin e muajit qershor pritet që të merret data për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button