Tuna publikoi dy këngë të albumit të saj më të ri “Fortuna” (VIDEO)

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdi-Tuna, ka publikuar më në fund dy këngë nga albumi i saj më i ri të cilin e promovoi më 8 mars në qytetin e saj të lindjes në Shkup, përcjell Portalb.mk.

Dy këngët e para që janë publikuar me video në Youtube janë kënga “Tani m’ke zemër” dhe dueti I shumëpritur me këngëtarin Yll Limani “A don hala”.

“Tani m’ke zemër”, e ka shkruar Aida Baraku, ndërsa muzikën ia ka përpunuar këngëtari i njohur Armend Rexhepagiqi, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Darko Dimitrov.

Kujtojmë se albumi më i ri nga Tuna përmban 7 këngë, ku dy prej të cilave janë bashkëpunime, njëri me Yll Limanin dhe tjetri me Armend Rexhepagiqin, për këngën e njohur të tij “Harrova” të cilën e kanë sjell të përpunuar dhe në duet.

Më poshtë gjeni videot e dy këngëve të para nga albumi më i ri i Tunës, në pritje të publikimit edhe të këngëve të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button