Përjashtohet mundësia për “votim të tretë kuptimplotë” për Brexit-in

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Britanisë, John Bercow, ka deklaruar se nuk do të ketë “votim kuptimplotë” për marrëveshjen për Brexit të kryeministres Theresa May, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalimit, Bercow tha se vendimi i tij bazohet në shqetësimet e shumë ligjvënësve të cilët thonë se Dhoma e Përfaqësuesve për të njëjtën marrëveshje do të votoj disa herë me të njëjtin rezultat.

Bercow gjithashtu iu referua rregullores së parlamentit britanik, i cili thotë se nëse për një çështje në thelb është marrë një vendim, i njëjti nuk mund të rikthehet sërish në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai detajoi kronologjinë e ngjarjeve lidhur me marrëveshjen e kryeministres May dhe prolongimin e bërë në dhjetor të vitit të kaluar, si dhe dy disfatat në janar dhe mars.

“Vendimet e Dhomës së Përfaqësuesve janë të rëndësishme dhe kanë peshë”, tha Bercow, duke shtuar se “është një rregull i nevojshëm për të siguruar përdorim të arsyeshëm të kohës së Dhomës së Përfaqësuesve dhe respektit të nevojshëm për vendimet të cilat i merr”.

Ai tha se mbajtja e votimit të tretë do të jepte rezultatet e njëjta dhe kështu do të ishte humbje e kohës së Dhomës së Përfaqësuesve në kryerjen e punës parlamentare.

“Në këtë mënyrë, qeveria nuk mund të rikthej marrëveshjen në kuvend përpos nëse nuk janë ndryshime domethënëse në të”, tha Bercow.

“Nëse qeveria do të parashtronte një propozim të ri i cili as nuk është i njëjtë, as i ngjashëm në thelb me atë të 10 marsit, atëherë kjo do të ishte tërësisht në rregull”, shtoi Bercow.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button