Alban Skenderaj publikoi këngën “Plagë në Gjysmëshpirt”, këngë e veçantë për të dhe Miriamin

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Alban Skënderaj pa publikuar këngën më të re “Plagë në Gjysmëshpirt”.

Siç ka shpjeguar vet këngëtari kënga i dedikohet nënës së ndjerë të bashkëshortes së tij, njëhrësh këngëtares Miriam Cani, përcjell Koha.net. 

Sipas Skenderajt, nga dhimbja e madhe e humbjes së nënës, Miraimi nuk ka mundur të gjejë forcën që t’i këndojë këto vargje.

Këngën mund ta dëgjoni në linkun më poshtë:

Postimi i Alban Skenderajt në Instagram:

“Duhet te pranoj se ky dimer ka qene i ftohte si ne zemer ashtu dhe ne frymezim per mua. Duke ardhur pravera e duke celur lulet e para rritet dhe deshira per jeten e per te krijuar muzike me energji pozitive por para se te nis kete kapitull te ri kam ende nje kenge qe dua te ndaj me ju. E kam shkruar SAKTESISHT para 10 vitesh edhe pse ka qene gjithmone me shume e Miriamit se sa e imja si kenge. E kam shkruar menjehere mbasi nena e saj e dashur u largua papritur dhe teper e re nga kjo bote. Une hodha ne vargje e muzike dhimbjen e Miriamit dhe pse perjetimi ishte i forte edhe per mua. Nenen e saj e kujtoj si nje njeri te jashtezakonshem qe kujtdo i dhuronte vetem buzeqeshje dhe miresi. Miriami nuk ka mundur dot asnjehere ta kendoje per shkak te emocioneve por c’eshte e verteta te dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar qe dhimbje te tilla kaq te thella dhe personale nuk ka nevoje te ndahen me publikun por duhen mbajtur per vete dhe me vete”.

U bene gati 2 vite qe une kam humbur nenen time tashme dhe ne momente te veshtira, kur nuk kam mundur dot te gjej asnje pergjigje, me shume se kurre ndjenjat e mia jane pasqyruar ne keto vargje. Na mungojne cdo dite dhe sado koha te kaloje keto plage nuk do mbyllet kurre plotesisht. Ne nuk jemi aspak te vecante, nuk kemi imunitet nga dhimbja, jemi njerez si te gjithe dhe sipas nesh, misioni me i madh i nje artisti eshte te shkruaj kenge qe sado pak i bejne njerezit te mos ndihen vetem, si ne gezimin ashtu edhe ne dhimbjen e tyre.

Ndaj vendosem kete kenge dhe keto ndjenja ti ndajme me ju.

#PlagNeGjysmeShpirt’ shkruan Albani në postimin e tij krah këngës më të re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button