Wallace: Sulmi në Zelandë të Re mund të përsëritet në Britani të Madhe

Ministri britanik i Shtetit për Sigurinë, Ben Wallace, ka deklaruar se Britania e Madhe mund të përballet me një sulm të ngjashëm me atë në Zelandë të Re, ku u sulmuan xhamitë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për radion BBC 4, Wallace shprehu shqetësimin e tij për, siç tha, forcimin e të djathtës ekstreme në botë.

Ai gjithashtu shtoi se po hetojnë sulmin i cili ndodhi në Londër gjatë fundjavës.

“Sigurisht kjo mund të ndodhë edhe te ne”, tha Wallace, duke u përgjigjur në pyetjen nëse masakra që ndodhi në Zelandë të Re, mund të përsëritet në Britani të Madhe.

Ai shprehu shqetësimin e qeverisë për numrin në rritje të personave të cilët përqafojnë ide të tilla.

“Nga këto arsye, 18 muaj më parë, i shqiptuam ndalesë grupit neo-nazist Veprimi Kombëtar”, shtoi Wallace.

I pyetur për masat e sigurisë nëpër xhamitë, Wallace tha se fondet për mbrojtjen e objekteve të kultit ndryshojnë varësisht nga kërcënimet dhe se duke marrë në konsideratë kërcënimin në rritje do të ndërmerren hapat e nevojshëm.

Të paktën 50 persona u vranë javën e kaluar kur një terrorist hapi zjarr mbi besimtarët gjatë namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button