MPB do të dorëzojë padi penale për një grua që ka shpërndarë në Fejsbuk gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve

Ministria e Punëve të Brendshme do të dorëzojë padi përkatëse penale për një grua e cila nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes në bazë nacionale, gjegjësisht e ka shkruar frazën “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, njofton Portalb.mk.

“E informojmë opinionin se pas kontrolleve të kryerja në evidentimin personal të MPB-së është konstatuar se personi “Frosina Tina Martinovska” nuk punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ashtu siç është shkruar në një pjesë të mediave. Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale edhe më tej do të vazhdojë me aktivitetet me qëllim të sanksionimit të këtyre rasteve. I ftojmë qytetarët që këto raste t’i paraqesin në stacionin më të afërt policor ose në adresën [email protected]”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Personi në fjalë, u bë temë diskutimi nëpër rrjetet sociale, pasi që në profilin e saj, ajo vetë e ka shënuar se punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me këtë rast, qytetarët kanë reaguar duke kërkuar ndëshkimin e së njëjtës.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Neni 394, paragrafi 1: Ai që nëpërmjet sistemit kompjuterik në opinion shpërndan material të shkruar racist dhe ksenofob, fotografi ose ide tjetër reprezentative ose teori e cila ndihmon, promovon dhe nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo person ose grup, në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, nacionalitetit ose përkatësisë etnike, por edhe besimit fetar, do të ndëshkohet me burg prej 1 deri në 5 vjet”.

Gjuha e urrejtjes apo nxitja e gjuhës së urrejtjes, edhe pse është vepër penale në Maqedoni, ndër vite nuk është dënuar. Prej kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore të Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes, gjegjësisht prej shkurtit të vitit 2014-të, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar vetëm dy persona me të holla për gjuhë të urrejtjes.  Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël, krahasuar me paraqitjet në platformën digjitale “Paraqite dhe kundërshto gjuhën e urrejtjes” të cilët për të njëjtën periudhë kanë regjistruar 341 raste, ndërkaq Policia ka dorëzuar padi penale për 24 raste.

Por, pas ndërrimit të pushtetit, autoritetet kanë filluar që të merren më seriozisht me këtë çështje.  Për rast të ngjashëm sikur të Vankovskës, Prokuroria më 19 tetor të vitit 2018-të dorëzoi padi penale kundër gazetarit Milenko Nedellkovski, për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet.  Nedellkovski, në profilin e tij publik në një rrjet social botoi një koment me rastin e  rastin e zjarrit në gadishullin grek Attica, ku kishte edhe viktima njerëzore. Në të njëjtën kohë, komenti nxiti urrejtjen për një grup të caktuar etnik – grekë, të cilët u prekën nga zjarri shkatërrues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button