Pas skandalit me Fondin Pensional, Prokuroria deri tani nuk ka dëshmuar se janë kërcënuar pensionet

Në parahetimin e deritanishëm është konfirmuar se nuk është kërcënuar e drejta e pensionit të të siguruarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, deklaroi Prokuroria pasi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dorëzoi padi penale e cila ka të bëjë me moskryerjen e ndarjes së sigurimeve në shtyllën e dytë të sistemit pensional dhe mospagesën e kontributeve në fondet private pensionale, transmeton Portalb.mk.

Përveç Carovskës, deri tani dëshmi për rastin kanë dhënë drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, përfaqësues i Agjencisë për Supervision të Sigurimit financiar kapital pensional dhe kryetari i Bordit Drejtues të Shoqërisë së parë pensionale dhe përfaqësues i Shoqërisë Pensionale SABA.

Shtesë do të testohet edhe përfaqësues i Ministrisë së Financave.

“Nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale shtesë janë dorëzuar dokumente që kanë të bëjnë me kryerjen e mbikëqyrjes së Ministrisë në punën e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor. Deri në këtë moment, nuk kanë arritur raportet e kërkuara nga Enti shtetëror për revizion për revizionet e kryera në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor në periudhën kritike. Prokurori publik do të vendosë nëse është e domosdoshme të ndërmerren edhe veprime tjera gjatë procedurës parahetimore”, deklaruan nga Prokuroria.

Ndryshe, Prokuroria Publike ka nisur hetim lidhur me skandalin e Fondit Pensional. Nëntëmbëdhjetë milionë euro shteti do të duhet t’ua kthejë më shumë se 12.000 personave të siguruar, paratë për sigurim pensional të të cilëve, në 10 vitet e fundit nuk janë paguar në shtyllën e dytë pensionale, shtyllë që është e obligueshme dhe në të cilin personat e siguruar kanë llogari individuale te shoqëritë e sigurimit pensional. Paratë e personave të siguruar kishin mbetur në shtyllën e parë shtetërore, nga i cili financohet pagesa e pensioneve për pensionistët aktual, njoftoi ministrja Mila Carovska në konferencën për media në të cilën e zbardhi skandalin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button