Prokuroria Speciale në tavolinën e pazarit të partive

Sot pasdite pritet që dy grupet e partive LSDM dhe VMRO-DPMNE të takohen për të diskutuar rreth gjetjes së një marrëveshje eventuale për ligjin e ri për Prokurorinë Publike, me të cilin do të zgjidhej edhe çështja e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

Pushtetin pritet ta përfaqësojë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe zëvendësi i saj, Ristovski, ndërkaq në ekipin e opozitës pritet të jetë avokati Toni Menkinovski dhe juristë të tjerë.

Shumica parlamentare insiston që të miratohet Ligji për PSP-në përpara raportit të Komisionit Evropian, ndërkaq opozita nuk shpejton. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, tanimë ka theksuar se do të kërkojë ndërrim të prokurores speciale, Katica Janeva dhe ekipit të saj, por thonë se kanë edhe një sërë vërejtjesh për ligjin. Kryeministri Zaev deklaroi se e përkrah plotësisht Janevën dhe tërë përbërjen e PSP-së.

Aleanca për Shqiptarët nuk do të mbështesë, sepse sipas tyre “kjo është një lojë politike”, ndërsa e pakënaqur me punën e PSP-së është edhe Besa. E pasigurt është edhe mbështetja e grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE, si dhe PDSH.

Sipas Zëvendës-kryeministrit për Çështje Evropiane Bujar Osmani, është rrenë lajmi se BDI insistoi për ndryshime në ekipin e PSP-së.

Osmani ka theksuar se BDI do të vazhdojë mbështetjen për të siguruar shumicë dhe për të miratuar ligjin e ri për prokurorinë publike, në të cilën është inkorporuar PSP-ja, sepse, siç tha dje, do të jetë pikë referimi e rëndësishme për vlerësimin e suksesit të agjendës së reformave.

Ligji për Prokurori publike, për të cilin nevojitet shumica prej dy të tretave, do të ishte mirë që të miratohet para zgjedhjeve së bashku me ligjet e tjera të reformave të cilat janë kusht i Bashkimit Evropian për të marrë datë për negociata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button