Diskursi politik i Prishtinës e Tiranës zyrtare ndaj Krahinës së Preshevës

Diskursi politik që kanë ndjekur Tirana dhe Prishtina zyrtare që nga mbajtja e Referendumit të datës 1 e 2 marsit  1992 e këndej  ishte jo i drejtë, i ndarë, i pa harmonizuar, larg koordinimit. Në takimin  e radhës së dy qeverive do të duhej të ishte një pikë e posaçme e rendit për disa çështje e në radhë të parë ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët ndaj kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. 

Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve për Parlament të Kosovës më 11 qershor përkatësisht për zgjedhjet e 25 qershorit të sivjetmë për Parlament  të Shqipërisë. z.Hashim Thaçi, i cili dha  betimin më 7 Prill 2016,si President i 4-të i Republikës së Kosovës. z.Ilir Meta, i cili dha  betimin më 24 korrik të muajit ta kaluar dhe është President i 7-të i Republikës së Shqipërisë. Vizita e disa Deputeteve të Parlamentit të Kosovës në tri komunat e kësaj krahine, vizita e ish-Kryetarit të LSI-së dhe njëherit ish-kryetari i Kuvendit të Parlamenti dhe Ministër i punëve të jashtme dhe tani President z.Ilir Meta, vizita e Kryeministrit aktual të Shqipërisë z.Edi Rama. Një vizitë që do të duhej dalluar është vizita e parë historike që kishte një porosi dhe që ka prodhuar  mesazh të qartë për këtë krahinë  është  Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani, më 7 mars 2017, me rastin e ditës së Mësuesit, që  vizitoi Bujanocin dhe Preshevën. Të gjitha këto sikur kanë shpërfaqur që ka dallime edhe në mesë të partive në Kosovë për qëndrimin ndaj tri Komunave. Por ka dallime edhe ndaj qëndrimit që mban Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës. Edhe në mesë të partive në Shqipëri për qëndrimin ndaj tri Komunave. Por ka dallime edhe ndaj qëndrimit që mban Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca e Shqipërisë. Partitë qëndrimin që mbajnë ndaj kësaj Krahine është e natyrshme, por Dy Parlamentet, dy Qeveritë dhe dy presidentë do të duhej të kenë në trajtim dhe tretman për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e jo me dallim jo të vogla.

Diskursi politik që kan ndjekur Tirana dhe Prishtina ishte jo i drejtë, i ndarë, i pa harmonizuar, larg koordinimit  

Tirana dhe Prishtina zyrtare, ku politika dhe diplomacia duhet të jen bashkë, të koordinuara me klasën politike, të kësaj Krahine të banuar me shumicë shqiptare. Është momenti i fundit  që politikanët nga e tërë hapësira e jonë etnike shqiptare pa dallim, të reagojmë derisa  për çdo ditë e më shumë diskriminim po vazhdon. Banorët shqiptarë  në këtë  Krahinë të mbikëqyren dhe monitorohet vazhdimisht nga ndërkombëtarët ku përqendrimi i forcave të kombinuara është  i stërngarkuar nga forcat  serbe  si në Cepotin, maje e Sitilisë të Novosellës mbi Vranjë dhe Karadak të Preshevës. Edhe një arsye më shumë që të mos ngriten tensionet më  të larta së cilës edhe ashtu akoma nuk iu janë shëruar plagët e luftës. Ne mendojmë se diskursi politik që kanë ndjekur Tirana dhe Prishtina është dashur që :

  • Shumë pakë po shënohet, kujtohet Referendumi i mbajtur më 1 e 2 marsit 1992,
  • Lufta e UÇPMB-ës sikur pak  përmendët, kurse marrëveshja e Konçulit, sikur s’ka ndodhur, larg asaj të kërkohet që të plotësohet apo rikonfigurohet edhe njëher nënë prezencën ndërkombëtare,
  • Amnestia dhe çështjet që kanë të bëjn me pushtetin lokal nuk kanë dhën rezultate të duhura,
  • Fuksionimi i policisë multietnike nuk po shkon si duhet,
  • Shqiptarët në këtë Krahinë nuk kanë ende të zgjidhur shkollimin ku ne kemi kërkuar themelimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe,
  • Nuk ka investime në infrastrukturë, ende shqiptarët nuk kanë përkujdesje themelore shëndetësore, kjo  Krahinë me mbi 100 mijë banorë nuk ka një spital regjional,
  • Republika e Serbisë, ende edhe pas gati dy dekadave nuk kanë asnjë një ofertë serioze për kthimin e të zhvendosurve në trojet e tyre. Bile sillen sikur nuk ka patur fare luftë të armatosur dhe zhvendosje të mbi 35 mijë banorëve që kanë lëshuzr trojet e tyre nga pushteti agresiv i Serbisë,
  • Përdorimi i flamurit kombëtar shqiptarë dhe përdorimi i gjuhës shqipe nuk është rregulluar me ligj,
  • Përfaqësimi proporcional mungon jo vetëm në nivelin qendrore por edhe në atë lokal,
  • Nuk ka liri të lëvizjes së lirë në disa zona që janë shndërruara  si poligone të ushtrisë së kombinuar serbe.

Tirana dhe Prishtina zyrtare me masën kanë krijuar konfuzion se a duhet të dalin votuesit në zgjedhje për parlament të Serbisë apo jo. Kështu  votuesit janë ndarë në dysh në pro dhe kontra marrjes pjesë në zgjedhjet parlamentare. Banorët e Krahinës shqiptare  të mbetur ende nën serbi  u dëbuan dhunshëm, vetëm e vetëm t‘i lëshojnë trojet e tyre stërgjyshore dhe nëse vazhdohet kështu do të zbrazëte nga etnosi i pastër shqiptar. Ne përmes këtij shkrimi po bëjmë përpjekje të  shtrojmë domosdoshmërinë që nga përfundimi i luftës kërkojmë që dy qeveritë  dhe po ashtu dy  parlamentet i Shqipërisë dhe i Kosovës të ndërtojnë një diskurs krejt të njëjtë. Çka thotë Tirana Zyrtare ky do të duhej të jetë qëndrim zyrtar edhe i Prishtinës zyrtare e jo sikur tani Prishtina thumbit e Tirana patkoit.  Kurse nga liderët e partive politike dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇPMB-së, Kryetarët e tri Komunave  e mbi të gjitha kërkojmë nga Këshilltarët Komunal shqiptarë  të tri Kuvendeve  Komunale të thirren në ndërtimin e kësaj fryme të një qëndrimi. Shpëtim i vetëm për këtë Krahinë të trazuar është prezenca afatgjate ushtarake dhe  civile ndërkombëtare dhe largimi i forcave të kombinuara serbe. Të gjithë së bashku të jemi një zë, në ndihmesë  të Krahinës shqiptare, të kërkojmë një prezencë ndërkombëtare,  ky Rajon të shpallet si një zonë e vërtet e demilitarizuar e jo e diskriminuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button