Komuna Qendër me rishikimin e Planit urbanistik vendos më shumë gjelbërim në territorin e saj

Këshilli i komunës Qendër ka vendosur Planet e para të detajuara, të rishikuara urbanistike që kur u soll memorandumi më datë 27 dhjetor 2017, me të cilin ishte ndaluar realizimi i planit 31. Planet e para të rishikuara janë për kuartin e qytetit I03, lokalitetet “Mirçe Macan” dhe kuartin I02 “Lagjja e re 1”.

Me ndryshimin e planeve në “Mirçe Macan” në afërsi të shkollës së mesme “Rade Jovçevski-Korçagin”, është anuluar plani i mëparshëm ku ishte paraparë ndërtimi i një ndërtese gjashtë katëshe dhe nënkulm. Në këtë vend është planifikuar hapësirë e gjelbër, shkruan Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

Në planin e “Lagjes së re 1”, ku ishte paraparë ndërtimi i një hoteli, është paraparë që hapësira prej 2.900 metra katrorë të bëhet park.

Me ndryshimin e planeve urbanistike investitorët janë të detyruar që të kenë së paku 20 për qind të parcelës ndërtimore gjelbërim, nëse duan të fitojnë leje për ndërtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button