Me 10 makina të reja dhe punëtorë të dyfishuar sezonal, komuna e Aerodromit do të pastrohet çdo ditë

Komuna e Aerodromit do të bëjë pastrimin me 10 makina të reja për pastrim dhe numër të dyfishuar të punëtorëve sezonal, të cilët do të jenë të angazhuar për të pastruar parqet, sheshet dhe deponitë e egra të kësaj komune, transmeton Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

“Me dhjetë makina speciale për pastrim, secilën ditë do të pastrohet territori i kësaj komune. Janë angazhuar punëtorë shtesë për mirëmbajtjen e trotuareve, parqeve dhe shesheve, ku nga 120 punëtorë numri është rritur në 200, me qëllim që të arrihet efikasitet më i lartë i punës”, tha kryetari i komunës së Aerodromit, Zllatko Marin.

Ideja e kësaj reforme, sipas Marin, është që më shpejtë të zgjidhet problemi me higjienën e komunës, por që edhe vetë qytetarët të vedisohen dhe të paraqesin problemet me të cilat po ballafaqohen, si mbeturinat dhe deponitë e egra në rrethinën e tyre.

Kjo komunë gjithashtu hapi edhe një numër telefoni 075 316 515 ku secili banor i saj mund të paraqet deponitë dhe rrugët e parqet e pa pastruara.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button