Banesa e ndërtesës parlamentare e caktuar në MPB, një operator logjistik ka mbajtur materiale të Mijallkovit dhe Gruevskit

Banesa te Stacionini hekurudhor, në ndërtesën e njohur si “Parlamentarja”, ku janë bërë transkriptet e materialeve të përgjuara, i ka përkitur Agjencisë për hapësirë banesore dhe afariste, që ia ka dhënë MPB-së, mëson TV21. Në të ka pasur 5 kompjuterë, përkatësisht 5 stacione pune, ndërsa në një prej kompjuterëve i cili ka qenë i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me kompjuterët  kryesorë të DSK-së, janë transferuar komunikimet e kriptuara nga përgjimet që janë kryer brenda DSK-së.

Kompjuterët kanë qenë të lidhur mes vete me qëllim që  të mos ketë asnjë dyshim se këtu bëhen transkriptet. Ato materiale i ka marrë një operator logjistik dhe më pas ua ka sjellë ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkovit dhe ish-kryeministrit, Nikolla Gruevskit.

Fakti që kompjuterët kanë qenë të lidhur mes vete, i ka mundësuar “informatorit” Zvonko Kostovski, të ketë qasje deri tek ato materiale dhe të njëjtat t’i marrë. Një pjesë të audio-incizimeve e ka kopjuar, ndërsa pjesën më të madhe të materialeve të  përpunuara i ka marrë. Transkriptet në momentin e përpunimit ishin të qasshme në rrjetin me çka Kostovski ka hyrë në rrjetin dhe përmes programit Autosave i ka ruajtur materialet e kopjuara.

Disa prej materialeve janë të papërfunduara, sepse sistemi për ruajtjen e materialeve ka funksionuar me  tajming  të caktuar, por 90% prej tyre ai ka arritur t’i marrë. E pyetëm Ministrinë e Brendshme nëse është e saktë se këtë banesë ia ka dhënë Agjencia për hapësirë banesore dhe afariste dhe nëse DSK e ka marrë këtë banesë me qëllim që atje të bëhen transkriptet, por nuk morëm përgjigje.

Kostovski, të enjten gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Penale për rastin me përgjimin masiv “Target-Fortesa”, deklaroi se Zoran Zaev ka qenë i përgjuar nën pseudonimin “Zo Za”. Ishte prezantuar edhe hard-disku në të cilin Kostovski i ka transferuar materialet nga DSK-ja. Pas dëshmisë, në Gjykatë foli edhe deputetja Frosina Remenski, e cila kërkoi zgjerim të hetimit.

Në rastin “Target – Fortesa”,  të akuzuar janë ish-kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në arrati në Greqi, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski.

Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Nadica Nikoliq formuan një shoqatë kriminele për përgjim të paligjshëm, të cilët më vonë u bashkuan edhe të pandehurit Silvana Zlatkova, Vlladimir Varelov, Vasil Isakoski dhe Marjan Shumulikovski, si dhe dëshmitarët Vllatko Georgievski, Marjan Jankulovski dhe Zvonko Kostovski. Kostovski ia ka dorëzuar shënimet Gjorgji Lazarevskit, i cili, megjithatë, ia ka dorëzuar Zoran Verushevskit, ndërsa ai Zoran Zaevit, i cili më vonë ia ka dorëzuar PSP-së.

Hetimi për lëndën “Fortesa” ishte hapur më 29 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, ndërsa për shkak të lidhshmërisë së tyre janë bashkuar në një lëndë. Akuza është ngritur më 30 qershor të vitit 2017.

Lënda “Target”, ja kush dhe si përgjoi në Maqedoni (VIDEO)

Rasti “Fortesa”, Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button