Zanafilla e vrasjeve në Christchurch lindi në Europë

Vrasjet që ndodhën dje në Christchurch, janë ngushtë e lidhura me Europën dhe kontinenti i vjetër nuk mund të shtiret sikur nuk ka ndodhur gjë.  Edhe pse sulmi ndodhi në anën tjetër të botës, personi që e kreu atë, në manisfestin e tij thotë se ai kishte filluar planifikimin e sulmit pas një udhëtimi që kishte bërë në Francë – i frymëzuar nga idetë që vite me rradhë janë duke u dëgjuar nga e djathta ekstreme në të gjithë Bashkimin Evropian.
Këto lidhje me Europën gjenden në manifestin prej 73 faqeve të cilin supremcisti bardhë, i cili është identifikuar deri tani si Brendon Tarrant, e postoi për të shpjeguar pse ai vrau 49 besimtarë myslimanë gjatë namazit të së premtes në Christchurch të Zelandës së Re.

Edhe pse pjesa më e madhe e dokumentit përmban një retorike të njohur të supremcistëve të bardhë, ai gjithashtu përmban plot referenca për ngjarjet, figurat dhe idetë evropiane – duke filluar me vetë titullin e tij.
Titulli i manifestit “The Great Replacement” (Zëvendësimi i Madh) është kopjuar nga një shkrim i botuar në vitin 2011 nga një intelektual francez me bindje të djathta ekstreme, Renaud Camus. Në këtë shkrim siç e sqaron vetë autori, idea qendrore është: “Në një moment keni një popull, dhe pothuajse menjëherë, brenda një gjeneratë, në vend të tij keni një ose më shumë popuj tjerë”.

Edhe pse libri i Renaud Camus “Le Grand Remplacement” nuk pati ndonjë shitje të madhe, megjithatë idea qendrore e këtij publikimi – që popullata e bardhë e Francës po zëvendësohet nga emigrantët myslimanë të cilët vijnë  masivisht nga klonitë e dikurshme në Afrikën Veriore – për një kohë të shpejtë filluan të fitojnë peshë nëpër qarqet e djathta.

Këto ide që popullata e bardhë franceze po zëvendësohej nga emigrantët myslimanë u përkrahën nga prefekti i djathtë ekstrem i qytet jugor frances Béziers, Robert Ménard, nga publicisti i njohur Eric Zemmour, autori i librit best-seller “Le Suicide Français” (Vetëvrasja Franceze), si dhe nga Alain Finkielkraut, anëtar i Académie Française, institutit që mbron gjuhën frenge.

Edhe pse demografët e njohur frances i hedhin poshtë idetë e mëdha të “zëvendësimit” si raciste dhe jo-shkencore, megjithatë, vetë nocioni bazë, i cili ka rrënjët e tij në studimet racore që nga vitet 1930 dhe shkrimet antisemite nga epoka Naziste, mbetet tërheqës për shumë njerëz, falë thjeshtësisë së tij mashtruese.
Është shumë e besueshme që vrasësi i Christchurch të ketë ardhur në kontakt me këto ide, nëse jo me vetë librin, si parapregaditje për sulmin e tij. Sipas manifestit të tij, vrasësi kaloi një kohë në Francë në vitin 2017, që ishte një vit zgjedhor gjatë të cilit retorika kundër imigracionit ishte tema kryesore në fushatën e së djathtës por edhe gjithandej në portalet online.
Përvoja e tij në Francë dhe krejt ajo që ai dëgjoi për muslimanët, me siguri që e forcuan vendosmërinë e tij për të kryer vrasjet.

Tarrant në manifestin e tij shkruan që për shumë vite ai kishte dëgjuar për invasionin e Francës nga jo-të-bardhët dhe në fillim kishte menduar që këto shkrime të jenë të ekzagjëruara për qëllime të caktuara politike. “Por sapo mbërrita në Francë, këto tregime jo vetëm që ishin të vërteta, por ishin thellësisht të nënvlerësuara. Çdo fshat francez, në çdo qytet francez, ishte plot me pushtues”, thotë Tarrant.

Kjo gjuhë ishte jehona kryesore e fushatës së djathtë ekstreme në vitin 2017. Edhe pse liderja e së djathtës Marine Le Pen publikisht e cilësoi “zëvendësimin” si teori konspirative, përkrahësit e saj ishin më pak të kujdesshëm, duke përfshirë edhe mbesën e saj Marion Maréchal Le Pen. Një vit para zgjedhjeve, gjatë një tubimi ku ishte i ftuar edhe Renaud Camus, mbesa e Marine Le Pen, tha që Franca është në rrezik ta humbas identitetin e  saj të Krishterë për shkak të të huajve.

Nuk është e qartë nëse Tarrant e ka ndjekur nga afër procesin zgjedhor në Francë. Autoritetet franceze duhet ta konfirmojnë presencën e tij atje. Por idetë të cilat u hodhën në atë fushatë – duke përfshirë edhe “zëvendësimin e madh” dhe verzionin e tij më ekstrem “gjenocidin e bardhë” – me siguri që bënë jehonë edhe jashtë kufijve të Francës. Por ajo që dihet është se Tarrant shpreh mendimin e tij në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve duke thënë që Le Pen u mund nga politikani anti-i-bardhë Emmanuel Macron, dhe këtë fitore ai e përshkruan si pika kthyese që e bëri atë të fillonte planifikimin për një sulm kur ai do të kthehej në Australi.

Sipas analistëve, vizioni i Tarrant, një vision i supremacisë së bardhë, ku raca e bardhë ose Ariane është superiore ndaj grupeve tjera, është më ekstrem se idetë e Le Pen ose Camus, dhe kjo flet që radikalizimi i vrasësit është thelluar edhe më tej në qoshte e errta të internetit.

Nuk ka dyshim që kjo periudhë në Europë e plotësoi bagazhin e tij ideologjik. Në manifestin e tij Tarrant ka fjalë admirimi për fashistin britanik Oswald Mosley, për vrasësin norvegjez Anders Breivik dhe përshkrimi i vetes vazhdimisht si fashist, të gjitha tregojnë për një ideologji që u kalit në Europë, dhe një sulm që ishte një përgjegje e rrethanave të perceptuara në Europë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button