Fraza të bukura për urimet e dasmës
Frazat e urimit për dasma, sidomos nëse bëhet fjalë për miqtë e ngushtë, duhet të jenë origjinale dhe të shkruhen në një pusulle që do të mbetet një kujtim i paharrueshëm për të sapomartuarit.
Nëse nuk keni shumë fantazi, mund të frymëzoheni nga frazat më të famshme të shkruara nga poetë të mëdhenj që i kanë kënduar dashurisë. Një kërkim i vogël për t’i dedikuar miqve qe po marrin këtë hap të madh.
Për miqtë.
– Më në fund erdhi dita e madhe. Ju urojmë që të gjeni në jetë atë që dëshironi në ëndrrat tuaja. Një urim i sinqertë.
– Një mendim i vogël për dy të dashuruar të mëdhenj. Urime nga dy miq të vjetër.
– Kjo pusullë normalisht do të humbë por dhurata që e shoqëron shpresojmë të qëndrojë gjithmonë me ju për t’ju kujtuar se sy miq si ne ju duam shumë.
– Dashuria të mos rreshtë asnjëherë. Bashkë përgjithmonë është ajo që urojmë për ju. Urime.
– Urimi im është që pas shumë vitesh të kujtoni këtë dite dhe te thoni :”gjithmonë ka qenë aq bukur sa ditën e parë”.
– E ardhmja juaj qoftë kaq e ndritshme sa kjo ditë. Urime.
Fraza të famshme për t’ia bashkangjitur urimeve të dasmës.
– Dashuria është krijuesja e të gjitha gjërave (Platoni)
– Në momentin kur ndalon dhe mendon nëse e do apo jo një person, ju tashmë e keni përgjigjen (Carlos Ruiz Zafon)
– Dashuria nuk sheh me sy, por me zemër (William Shakespeare)
– Duhet të ngjani pak për tu kuptuar, por duhet edhe te ndryshoni pak për tu dashuruar (Paul Bourget)
– Dashuria është dëshira e njohjes (Cesare Pavese)
– Mënyra e vërtetë për të dashur cdo gjë është kur kupton që mund ta humbasesh (G.K.Chesterton)
– Masa e dashurisë është te duash pa masë (Sant’ Agostino)/Portalb