Vrasjet në xhami, fillon gjykimi ndaj terroristit

Terroristi australian 28 vjeçar i cili vrau dje në dy xhami 50 persona u nxor në Gjykatë, me një akuzë të vetme, atë të vrasjes. Pos tij, në paraburgim ndodhen edhe dy persona tjerë të cilët mësohet t’i kenë ndihmuar terroristit Tarrant gjatë sulmit në dy xhamitë. Brenton Tarrant teksa ka hyrë në gjykatë në Kristçërç ka bërë gjeste që konsiderohet se përdoren nga ekstremi i djathtë, transmeton Alsat M.

Ai nuk shfaqi asnjë emocion teksa akuza për vrasje po i lexohej. Gjykatësi tha se “është e arsyeshme të supozohet” se ndaj të dyshuarit do të ngrihen akuza të tjera për vrasje. Ndonëse para sallës së gjyqit ishin shtuar masat e sigurisë  dhe ishte e mbyllur për publikun, një incident ndodhi pasi një person i panjohur u përpoq të hynte në ndërtesë me thikë. Njeriu u ndalua, dhe më vonë pranoi se kishte ndërmend të hynte dhe të vriste Tarantin.  Zelanda e Re është në Zi, vetëm një ditë pasi 50 persona u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën gjatë dy sulmeve me armë zjarri në xhamitë në Kristçërç. Këto sulme, kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern e cilësoi si “një prej ditëve më të errëta” të vendit të saj. Kryeministrja e Zelandës së Re bëri të ditur që autori I sulmit kishte përdorur 5 armë zjarri. Ajo gjithashtu shtoi se do të insistojë në ndryshimin e ligjit për armëmbajtje. Në një manifest prej 73 faqesh, që kishte publikuar në rrjetet sociale, terroristi kishte shprehur urrejtje për emigrantët dhe myslimanët dhe simpati për nacionalistët, përfshirë ata të Ballkanit, duke e përshkruar veten si një “ultra-nacionalist” dhe “etno-fashist”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button