Lojtari më i shtrenjtë në historinë e Barcës kërkon të largohet nga Camp Nou

Ka kaluar një vit e disa muaj kur Philippe Coutinho më në fund arriti të largohej nga Liverpool, për të kaluar te Barcelona.

Liverpool nga shitja e Coutinhos fitoi 150 milionë euro, braziliani përmbushi ëndrrën dhe u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të Barcelonës, shkruan Botasot.

Pa kaluar shumë kohë, aventura e tij te Barcelona është shndërruar në një makth. 27 vjeçari nuk po arrin të ketë minuta të mjaftueshëm në dispozicion nga trajneri Ernesto Valverde, dhe ato pak minuta që i zhvillon, ai është vetëm një hije e lojtarit që jemi mësuar ta shohim në ‘Anfield Road’.

Kjo formë mund të shtyjë lojtarin që të largohet nga Barcelona.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Coutinho e ka menduar largimin nga Barcelona, pasi nuk po arrin të përshtatet te skuadra nga ‘Camp Nou’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button