Ka një mënyrë të zgjuar për të zhdukur përfundimisht shenjat nga këpucët prej kamoshi

Mund të jetë pluhur që i kthen këpucët si të vjetra, mund të jenë njolla që duken edhe në ngjyrë të zezë, mund të jetë krijuar një shenjë e dukshme mbi këpucët kamosh, një si gërvishtje apo edhe një dëmtim i fijeve të shkurtra. Para se të kujtosh paratë e shpenzuara, provo këtë truk të thjeshtë magjik, transmeton Classlifestyle.

Gjithçka të duhet është një send që rri në sirtarin e tavolinës. Një laps me një gomë të papërdorur, me ngjyrë të bardhë. Po edhe një gomë e thjeshtë e bardhë funksionon njëlloj.

.

Thjesht duhet ta fërkosh gomën para-prapa mbi shenjë, derisa ajo të zhduket përfundimisht. Provoje dhe do ta shohësh që funksionon, sepse fërkimi bën që ndotja të shkundet dhe goma vë në lëvizje fibrat e kamoshit duke bërë që mos të mbetet më asnjë shenjë.

Kaq ishte! Sigurisht, një ditë do të vijë që të duhet t’i hedhësh, por edhe këtë herë jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button