Si t’ua mbyllësh gojën njerëzve që bëjnë pyetje të sikletshme

Në të gjithë jemi përballur të paktën një herë me një pyetje aspak të këndshme që nuk na ka pëlqyer fare, por jemi detyruar të japim një përgjigje, transmeton Classlifestyle. Ndonjëherë nuk e kuptojmë se çfarë duan njerëzit, të na vënë në pozitë dhe të ndihemi keq? Ndonjëherë njerëzit nuk kanë aspak takt kur duan të mësojnë diçka prej nesh.

Kjo situatë rëndohet kur këto pyetje të sikletshme na i drejtojnë miqtë tanë ose familjarët. Në këtë rast nuk dini si të veproni: të bëheni edhe ju të pasjellshëm si ata, apo të harroni ndjenjat dhe dinjitetin tuaj. Ne do t’ju japim disa këshilla se çfarë përgjigjesh duhet të ktheni në këtë rast:

Situata 1

Kur njerëzit japin gjithmonë mendime për veshjet, modelin e flokëve dhe grimin, shembull:

“Ky fustan nuk të shkon” (Përgjigjja juaj duhet të jetë: Oh prandaj të gjithë meshkujt më shohin dhe kanë vetëm një dëshirë që të ma heqin nga trupi. Ups)

Situata 2

Kur kushërinjtë bëjnë pyetje pa takt gjatë një darke:

“Pse nuk po bëni fëmijë” (Përgjigjja juaj duhet të jetë: Ne kemi njëri-tjetrin çdo ditë dhe jemi shumë mirë kështu. Më kalo sallatën të lutem)

Situata 3

Ndonjëherë mund të bëni shaka për të mos lënduar ndjenjat e njerëzve që doni shumë. Shembull:

Kur mami të pyet “Kur do të martohesh” (Përgjigjja juaj duhet të jetë: Të shtunën mam, ndërkohë që ajo pyet cilën të shtunë? Përgjigjja tjetër: Nuk e di se cilën, por e di që do të jetë të shtunën).

Situata 4

Kur dikush përpiqet të të tregojë se çfarë duhet të bëni, shtoni pak ironi. Shembull:

“Paske shtuar pak peshë” (Përgjigjja juaj duhet të jetë: Oh, jo kam humbur disa kile. Kam qenë më e shëndosh se ti)

Nëse ajo vazhdon të këmbëngulë se çfarë do të bësh për të rënë në peshë, kjo është përgjigjja ideale: Do përpiqem, por duhet të filloj të eci më shumë. Problemi është se bashkëshorti im më mban gjatë gjithë kohës në krahë)

Situata 5

Kur dikush kërkon të fyejë inteligjencën tuaj duke ju thënë: Mendon se je më e zgjuar?

Përgjigja juaj duhet të jetë: Mes në të dyve, pa dyshim që po!

Situata 6

Ndonjëherë duhet edhe një përgjigje e sinqertë, shembull:

“Si ia del me çdo gjë” (Përgjigjja juaj duhet të jetë: E thjesht fare, edhe unë dështoj)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button