Kushte të mjerueshme në konviktin studentor “Stiv Naumov” (Foto)

Konvikti i studentëve “Stiv Naumov” në Shkup është në gjendje të mjerueshme ku studentët ankohen për tualete të prishura, mure të mykura, minj, dhe insekte të ndryshme bredhin në hapësirat e konviktit.

Studentët për 24 Info thanë se përveç kushteve të mjerueshme, po ashtu edhe ushqimi është shumë i keq, dhe sipas tyre nga kujtimet e universitetit do të ju ngelet era e keqe qe kundërmon pothuajse tërë kohën në këtë konvikt, dhe jo kujtime të paharrueshme pozitive siç duhet të kenë të gjithë studentët në memorien e tyre.

Konvikti studentor “Stiv Naumov” gjendet ndoshta në vendin më të mirë në qytet, në dallim nga konviktet tjera. Por megjithatë studentët thonë se në vend që të ndjehen në shtëpi për shkak se kanë ardhur nga pjesë të tjera të vendit, ata vetëm presin të largohen pas përfundimit të detyrimeve të tyre në fakultetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button