Gjorgjievski: Udhëheqësi i SPB Shtip është personi me padi penale për kontrabandimin e emigrantëve

Sapasovski tani më dy muaj në pozitën e udhëheqësit të SPB Shtip po mban Lupço Trajkovskin, kundër të cilit, sipas të dhënave tona, është ngritur padi penale për kontrabandim me emigrantë, tha Orce Gjorgjievski, anëtar i VMRO-së.

Ai shtroi se kundër Trajkovskit, gjykata përkatëse ka marrë masë parandaluese – sekuestrimin e dokumentit të udhëtimit, shkruan Makfax, përcjell Portalb.mk.

Trajkovski, edhe pse i dyshuar për vepra të rënda penale, kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, sipas pikës 5 të nenit 418-b, meqë është një person zyrtar, i shqiptohet dënimi me burg prej të paktën dhjetë vjetësh, kurse ai ende kryen postin e shefit. Si mund qytetarët të ndjehen të sigurt kur shefi i policisë është person i dyshuar për vepër penale, dënimi i së cilës është mbi dhjetë vite burg”, tha Gjorgjievski.

VMRO akuzon se Trajkovski nuk është rasti i parë në të cilën bashkëpunëtorët e Spasovskit kapen në krim, dhe më pas vazhdojnë sërish funksionet e tyre të larta. Gjorgjievski shton se këshilltari i Spasovskit, Dragan Simonovski po ashtu është dyshuar se ka shantazhuar duke dhënë masa të posaçme hetimore. Paraburgim për të nuk kishte dhe këshilltari vazhdon të shkoj në punë, deri sa dëshmitë në mënyrë misterioze janë zhdukur dhe prokuroria është tërhequr nga persekutimi.

“Persona si Trajkovski dhe Simonovski nuk duhet të jenë në MPB. Qytetarët meritojnë polici të ndershme dhe profesionale, dhe jo polici të udhëhequr nga kriminelët. MPB duhet të jenë në funksion të qytetarëve”, tha Gjorgjievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button