Interpelance për kryetarin e KRRE-së

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë ka paraqitur interpelancë për punën e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Dimitar Petrov. Deputeti I LSDM-së Igor Ivanovski, duke arsyetuar interpelancën tha se, KRRE vendimet i sjell me porosi të qeverisë. Ai thotë se derisa në Serbi autoritetet e kthyen tarifën e lirë të energjisë elektrike, Franca i uli çmimet e benzinave, qeveritë e tjera ndërmorën seri masash për zbutjen e ‘shokut çmimor’, Qeveria e Maqedonisë dhe poltronët e saj në KRRE nuk ndërmarrin asgjë dhe punojnë në kundërshtim me interesat e qytetarëve.

“Paralajmëruam me vite se pushteti e partizoi Komisionin, duke e vënë në krye të saj Dimitar Petrov, kryetarin e mëparshëm të Komiteti Komunal të VMRO-DPMNE-së në Kratovë. Këtë e denoncoi edhe Komisioni Evropian, i cili e kritikoi disa vite me radhë në raportet për Maqedoninë partizimin e organeve të pavarura”.

Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi me shkrim i VMRO-DPMNE-së, të cilët thonë se çmimet e derivateve të naftës drejtpërdrejtë janë të lidhura me çmimet energjetike të tregjeve botërore.
 
“Gënjeshtër është se çmimet energjetike varen nga VMRO-DPMNE. Rregullimin e vlerave të tyre nuk e bën qeveria, por atë e bënë Komision i pavarur dhe që i ndjek bursat ndërkombtare. Maqedonia gati 20 vjet po mbijeton në ekonominë e lirë dhe nuk mundë të tejkalojë këto procese dhe të jetë imun nga këta trende botërorë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button