Lënda e PSP-së, “Regjistrimi”, ku dyshohen Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski ende pa epilog

Në gjashtë muajt e fundit siç theksohet në raportin e fundit të PSP-së, për lëndën “Regjistrimi”, i cili është në procedurë hetimore, janë dëgjuar më shumë dëshmitarë.

“Në drejtim të vërtetimit të shumës reale që janë ndarë nga Buxheti i shtetit, për të zbatimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni gjatë vitit 2011, nga PSP-ja më datë 25.01.219 kanë sjell urdhër për hetim ekonomiko-financiar, i cili është në përgatitje e sipër, theksohet në raport, në të cilin nuk shpalosen detale të tjera, transmeton Alsat M.

Megjithatë lënda e PSP-së, “Regjistrimi” ka të bëjë me dyshime të bazuara për keqpërdorim të kompetencave të kryetarëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe BDI-së, Ali Ahmeti, të cilët në vitin 2011 ishin marrë vesh që ta shtyjnë procesin e zbatimit të regjistrimit i cili atëherë kishte filluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button