‘50 për qind në spital e 50 në mikrofon’, Tuna i tregoi problemet e shëndetit

Teksa të gjithë presim “Fortunën” e Tunës, këngëtarja e njohur ju kërkon të bëni durim, pasi shumë shpejt do të vijë për ju albumi më i ri i saj. E promovoi më 8 mars në ditën e gruas, por ende nuk është publikuar në platformat online. Tuna sot përmes një postimi në Instagram na tregon edhe vështirësitë që po kalon këtë periudhë për shkak të ngarkesës. Ajo shkruan se 50 për qind të kohës e ka kaluar në mikrofon dhe 50 në spital.

Mirëpo, dashuria për fansat e saj e ka bërë që të ngrihet në këmbë dhe të sjellë sa më shpejt Fortunën, transmeton Class.

“Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kalu 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria juj m’ka ba me u çu n’kamb e me jau pru sa ma shpejt FORTUNËN. Kini durim… edhe shumë pak… tik tak tik tak”,-shkruan Tuna në postimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button