Vijon rrethimi i kryeministrisë, hidhen shashka e tymuese drejt godinës (VIDEO)

Vijon protesta e opozitës, teksa pas fjalës së Flamur Nokës, protestuesit bënë një marshim simbolik, duke rrethuar godinën e kryeministrisë.

Më pas ishte sërish ish deputeti i Partisë Demokratike, që bëri thirrje për një tjetër marshim përreth godinës së kryeministrisë, që po vijon ende tani, transmeton Top Channel.

Gjatë marshimit të protestuesve rreth godinës, nuk kanë munguar hedhja e shashkave, tymueseve dhe objekteve të tjera drejt kryeministrisë.

Ndërkohë vlen të përmendet se situata është përgjithësisht e qetë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë konfrontim me policinë, që ndodhet me numra të shumtë përreth godinës.

Forcat e rendit kanë shtuar masat e sigurisë, duke marrë shkas edhe nga përshkallëzimi në akte dhune i protestës së 16 Shkurtit.

Kështu janë përforcuar xhamat e derës së kryeministrisë, ndërsa edhe shtyllat ku janë vendosur altoparlantet, janë lyer me një material, që pamundëson hipjen në to.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button