“Euromaks” në takim me banorët e Bosillovës dhe Novo Sellës: “Mashtrim”, thonë ekologët

Koncesionari i minierës së bakrit Illovica- Shtukë “Euromaks” paralajmëroi se nesër organizon, siç thuhet në njoftim për media “takim informativ joformal me banorët e komunave Bosillovë- Novo Sellë, ku të pranishmit do të njihen me potencialet për punim dhe bashkëpunim me minierën”, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Kompania informon se në takim do të marrin pjesë Allan Bejker, menaxher i projektit të ndërtimit dhe Nikolla Gullev, drejtor kryesor i financimit me “Euromaks”.

Në këtë paralajmërim reaguan eko-aktivistët e Strumicës, të cilët konsiderojnë se “koktelli i paralajmëruar me tavolinë suedeze” është “mashtrim” që të mund kompania të krijojë parashikim në opinion se qytetarët e përkrahin minierën.

“Euromaks nuk e ka për herë të parë që organizon ngjarje të tilla me qëllim që pastaj t’i shfrytëzojnë për piar dhe të krijojnë fotografi se megjithatë kanë përkrahës të idesë që të hapet miniera”, tha Stojan Vellkov, eko aktivist nga Strumica.

Në pyetjen nga “Meta.mk” se hapja e minierës IIlovicë- Shtukë ka ndonjë përkrahje te popullata lokale, duke pasur parasysh se një pjesë e medieve publikuan se qytetarët janë për hapjen e minierës, Vallkov tha se është punuar edhe për një ngjarje piar, e organizuar në llogari të koncesionarit të miniesër dhe se përkrahësit janë njerëzit që u është premtuar punësim për to ose të afërm, ndërsa rezistenca ndaj minierës thellohet, veçanërisht te rinia dhe te fshatrat e prekur Shtukë dhe Illovicë, si dhe po paralajmërohen protesta të reja kundër hapjes së minierës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button