Siljanovska: Çuditërisht janë shkatërruar materialet dëshmi kundër Mjallkovit, për ikjen e Gruevskit askush nuk bart përgjegjësi

Vendimin që të kandidoj e kam marrë për shkak gjendjes demokratike dhe koncentrimin e pushtetit në duart e koalicionit qeveritar, që nuk ka vesh as për opozitën, as për referendumin, tha kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska në intervistë për magazinën serbe “Politika”, transmeton Portalb.mk.

“Po përballemi me formën më të rëndë të shtetit të kapur zaevizëm, sepse institucionet janë në duar të elitës korruptive, të paaftë dhe shkatërruese”, tha Siljanovska.

Sipas saj, pushteti aktual e largon shtetin nga integrimet evropiane dhe demokratike.

“Strukturat proqeveritare përpiqen që në kurriz të m’i ngarkojnë të gjitha mëkatet e VMRO-DPMNE-së. Përgjigja ime është se unë vij jashtë rrethit të asaj partie, se gjithmonë i kritikoj politikat e këqija, e kam kritikuar edhe qeverinë e VMRO-DPMNE-së, si në reformat në arsim me ish-ministrin Nikolla Dimitrov. Fakt është që askush nuk bart përgjegjësi për ikjen e ish-kryeministrit NIkolla Gruevski. Një pjesë e të akuzuarve të rastit të 27-prillit u amnistuan gjatë kohës së ndryshimit të kushtetutës që të marrë shumicën e votave, ndërsa këto ditë çuditërisht janë shkatërruar materialet dëshmi kundër Sasho Mijallkovit, i cili ka qenë shef i shërbimit sekret gjatë kohës së Gruevskit. Ata që erdhën në pushtet me thirrjen: Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe, tani po tallen me drejtësinë dhe të drejtën”, tha profesoresha e të drejtës kushtetuese dhe kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button