Atletico i kërkon UEFA-s ta suspendojë Ronaldon për “gjestin e Simeones”

Raportimet e mediave po rriten në Spanjë se Atletico Madridi mund të kërkojë nga UEFA hetimin e festimit ofendues të Cristiano Ronaldos pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Në rast se UEFA hap hetim disiplinor ndaj Ronaldos me kërkesë të Atleticos, superylli portugez mund të mungojë nga 1 deri në 3 ndeshje, transmeton Telegrafi.

CR7 e bëri gjestin pasi kompletoi het-trikun në rikthimin spektakolar ndaj Atleticos.

Gjesti i tij i pahijshëm ishte një hakmarrje ndaj Diego Simeones i cili bëri të njëjtin gjest në Spanjë në ndeshjen e parë, por që u dënua vetëm 20 mijë euro, pasi argumentoi se ai gjestin e bëri në drejtim të tifozëve të tij duke treguar guximin në vendime.

Megjithatë, Ronaldo sipas Atleticos gjestin e drejtoi në drejtim të tifozëve mysafir të cilët udhëtuan në Torino dhe nuk ka kërkuar falje për këtë gjest, duke bërë që ai veprim të shihet si provokim.

Po ashtu ai besohet se ka brohoritur “bijt e bushtrës’ në drejtim të tifozëve mysafir.

El Mundo Depo;rtivo dhe AS shkruajnë se Atletico do të kërkojë veprime nga UEFA dhe të hapet hetim disiplinor ndaj Ronaldos.

Kjo do të thotë se paraqitja e Rnaldos ndaj Ajaxit është në dyshim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button