PSP ka analizuar 476.249 sms porosi prej gjithsej 834.374, thotë raporti më i fundit i Prokurorisë

Prokuroria  publike speciale sot e publikoi raportin e rregullt gjashtëmujor për punën e vet dhe në atë thuhet që në periudhën e raportimit theks është vënë në analizën dhe përpunimin e gjithsej 834.374 sms porosive që janë dorëzuar në këtë prokurori. Prej tyre janë analizuar 56%, përkatësisht 476 249 sms porosi nga të cilat 432 254 sms porosi janë veçuar, e për të cilat është konstatuar se bëhet fjalë për sms porosi private, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Një pjesë e caktuar e sms porosive që PSP-ja i ka në dispozicion, ndërsa paraqesin lëndë të ndjekjes së paligjshme të komunikimeve tash më janë pjesë e listës së provave në akuzat që janë ngritur dhe miratuar nga ana e Gjykatës themelore Shkup 1.

Sa u përket bisedave, nga 606.555 audio skedarëve që PSP-ja i ka në dispozicion, deri në përfundim të raportit, objekt i analizës ka qenë përmbajtja e 582.293 audio skedarëve, përkatësisht në përpunim janë 96% nga numri i përgjithshëm i audio skedarëve.

Siç është theksuar në raport, në periudhën kohore prej 15 shtator 2018 deri më 15 mars të vitit 2019 janë analizuar kopjet forenzike të gjithsej 124.058 audio skedarëve kundër Zahir Bekiri i quajtur Çaush dhe Imer Bekiri, që janë parashtruar nga Prokuroria themelore publike Shkup për të përcaktuar numrin e bisedave që janë lëndë e përcjelljes së paligjshme të komunikimeve.

Nga numri i përgjithshëm i audio skedarëve deri në momentin e parashtrimit të raportit, nga PSP-ja thonë se, janë konstatuar 76.797 biseda nga të cilat janë përpunuar dhe analizuar 68.956 biseda, e nga të cilat janë ndarë 65.489 biseda për të cilat është konstatuar se paraqesin biseda private.

Në raport është theksuar se edhe në suaza të periudhës së raportimit është bërë analizë dhe përpunim i hard diskut të dorëzuar, për të cilin është konstatuar se vjen nga zyra e DSK-së e të cilin e ka përdor Zvonko Kostovski, e i cili është dërguar bashkë me shkresat dhe provat tjera gjatë parashtrimit të lëndës nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup. Nga gjithsej 31.495 biseda, që janë gjetur në hard diskun e përmendur, janë analizuar 90% përkatësisht 28.345 biseda nga të cilat janë ndarë 15.531 biseda, për të cilat është konstatuar se bëhet fjalë për biseda private. Nga hard disku iu përmendur, nga gjithsej 72.513 sms porosi, gjithsej janë analizuar 84% përkatësisht 60.910 sms porosi, nga të cilat janë ndarë 58.365 sms porosi për të cilat është konstatuar se bëhet fjalë për sms porosi private.

Gjatë periudhës së raportimit, nga PSP-ja kanë hapur procedura para hetimore për 81 lëndë. Prej tyre, 14 lëndë kanë qenë të formuara me vetiniciativë, kurse 67 lëndë janë formuar në bazë të kallëzimeve prej parashtruesve tjerë. Duke i përfshirë 162 procedurat para hetimore aktive të hapura paraprakisht në PSP, prej të cilave me vetiniciativë janë formuar 122 lëndë, në periudhën raportuese në punë ka pasur gjithsej 243 procedura para hetimore.

Nga ky numër i procedurave para hetimore, janë zgjidhur gjithsej 114 lëndë, nga të cilat 81 lëndë kanë qenë të formuara në bazë të kallëzimeve prej parashtruesve tjerë, kurse 33 lëndë të formuara me vetiniciativë janë mbyllur. Në punë e sipër, thonë nga PSP-ja,  janë gjithsej 129 lëndë nga të cilat 103 janë procedura aktive para hetimore të formuara me vetiniciativë, nga të cilat një numër i konsiderueshëm paraqesin procedura para hetimore financiare dhe 26 lëndë të parashtruara nga parashtrues tjerë.

Në fund, nga PSP-ja konsiderojnë se është e nevojshme të theksojnë se me miratimin e zgjidhjeve ligjore, me të cilat kjo prokurori do të integrohet në sistemin e prokurorisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përfundimisht do të tejkalohen pengesat dhe mospërputhjet ose in-konsistencat në një pjesë të madhe të legjislacionit të vendit në të cilin PSP-ja nuk është inkorporuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button