Punësimet në hekurudha janë të domosdoshme, vendet e zbrazëta do të plotësohen pas zgjedhjeve

Konkurse për punësim të më shumë  se 200 persona janë publikuar prej të dy ndërmarrjeve hekurudhore në gjashtë muajt e kaluar. Pavarësisht se janë të ngarkuara me borxhe, të dy kompanive për transport hekurudhor dhe infrastrukturë medoemos u nevojiten punonjës të ri. Nga Hekurudhat e RMV – Transporti për “Meta” thonë se pensionimi i një numri të madh të punonjësve ka rezultuar me mungesë të kuadrit profesional në organizatën e trafikut dhe servisimit të rregullt të mjeteve për udhëtim, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Me konkursin, nga fundi i vitit të kaluar, kërkohej punësim i 118 personave të ri, derisa në janar të këtij viti është publikuar konkurs shtesë për ato pozicione të punës që mbetën të paplotësuara me konkursin e parë. Në kompaninë për transport hekurudhor u punësuan persona në disa vende të punës, duke përfshirë inxhinierë, referentë, dispeçerë, pastrues, ndihmës të drejtuesve të makinave, bravandreqës, elektricistë, mekanikë, drejtues të trenit, manovrues dhe pozicione tjera.

“Punonjësit e pranuar janë 90% në shërbimet të cilat drejtpërdrejt janë të angazhuara për organizim dhe realizim trafikut të mallrave dhe udhëtarëve”, theksojnë për “Meta” nga Hekurudhat e RMV – Transporti.

Nga 1.230 punonjës në të kaluarën, në Hekurudhat e RMV – Transporti në fund të vitit 2018 kanë punuar vetë 900 persona. Për këto shkaqe, ka qenë patjetër të shpallet konkurs për punësim të kuadrit të ri.

Njëlloj sikurse tek transporti, nga Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e RMV” theksojnë se largimi i natyrshëm i njerëzve ka ndikuar që numri i punonjësve të zvogëlohet prej 1.600 në vetëm 1.040 e theksojnë se largimi i natyrshëm i njerëzve ka kontribuar të zvogëlohet numri i të punësuarve prej 1.600 në vetëm 1.040. Për këto shkaqe, thekson drejtori i NP për infrastrukturë hekurudhore Irfan Asani, është e domosdoshme të pranohet kuadër teknik. Në këtë ndërmarrje veç më janë pranuar 30 njerëz. Me moratoriumin për punësim, për shkak të zgjedhjeve presidenciale janë përfshirë 25 pozicione të punës, për të cilat është shpallur konkurs para zgjedhjeve. Procedura e përgjithshme për punësim do të përfundojë pas zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit.

“Mbesin edhe rreth 40 të tjerë që duhet t’i pranojmë”, thotë drejtori Irfan Asani, duke shtuar se për këto punësime fillimisht do të duhet të shpallet konkurs pas zgjedhjeve presidenciale.

Vetëm nga fillimi i këtij viti, NP për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e RMV” nëpërmjet pesë konkurseve ka kërkuar kuadër të ri të profileve të ndryshme, edhe atë prej shoferëve të automjeteve, korrierë portier dhe referentë të rinj e deri te instruktorë për trena, drejtues të makinave, mekanikë dhe pastrues. Një pjesë e konkurseve të publikuara nga kjo kompani shtetërore janë përsëritje e pozicioneve të cilat kanë ngelur pa plotësuara prej më parë.

Të gjitha konkurset për punësim në dy ndërmarrjet hekurudhore janë publikuar para shpalljes së zgjedhjeve presidenciale. Pavarësisht kësaj, ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e RMV” këto ditë lajmëroi se të gjitha procedurat për punësim janë stopuar, në kohë të papërcaktuar, pas obligimit të pranuar nga Qeveria në pajtim me Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button