“Suspendim të autorizimeve” të pjesëtarëve të ARM-së të cilët kanë përhapur lajme të rreme, procedura disiplinore është kah fundi

ARM u ka marrë “autorizime të caktuara” dy pjesëtarëve të saj për përhapje të lajmeve të rreme, të cilët i zbuloi gazetari hulumtues belgjian, Martens Shenk. Kundër të dyve, përndryshe major-oficerë për siguri dhe ushtarë profesional, AMR-ja ka paralajmëruar edhe sanksione tjera, pas përfundimit formal të procedurës disiplinore, transmeton META, përcjellë Portalb.mk. 

“Njëri pjesëtar është tërhequr prej misionit në Bosnje e Hercegovinë, ku ka qenë deri tani. Janë ndërmarrë hapa për revokimin autorizimeve të caktuara të cilat i ka ai si dhe për autorizime të cilat i ka ushtari, ndërsa për masa tjera do të flasim pas përfundimit të procedurës hetimore, ku duhet të përfundojnë afatet për ankesë”, thonë nga Shtatmadhoria e ARM-së.

MPB thonë se Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale ende është duke e shqyrtuar rastin.

ARM-jaka ngritur procedurë disiplinore kundër majorit dhe ushtarit profesional të identifikuar si operatorë të sajteve me lajme të rreme në hetimin e gazetarit belg Martens Shenk. Komisioni disiplinor duhet të përcaktojë se sa me lajmet e rreme në rrjetin e internet-sajteve dhe me “Fejsbuk” profilet e rreme, e kanë dëmtuar reputacionin e Armatës.

Sipas shkallës së shkeljes së disiplinës së punës dhe të dispozitave të Ligjit për shërbim në ARM, të dyve u kanosen sanksione me vërejtje shkrim, deri në largim nga puna.

Kurse, hetimi i MPB-së, krahas dy pjesëtarëve aktiv të ARM-së përfshin edhe një kadet të mëparshëm të Akademisë Ushtarake, e pastaj inspektor në MPB.

Shenk, hulumtues dhe verifikues i fakteve, i ka zbuluar të tre operatorët e rrjeteve të sajteve për lajme të rreme në dy hetime të pavarura, të publikuara në internet faqen e tij https://leadstories.com/.

Ushtari profesionist nga Kumanova, Sllagjan Bojkovski është përmendur si kreatori kryesor i lajmeve të rrejshme dhe ueb-sajteve me gjuhë të urrejtjes kundër emigrantëve dhe myslimanëve, në hulumtimin e zbatuar nga Shërbimi Holandez për Zbulimin e Lajmeve të Rrejshme “Njuzçekers”. Shtabi Gjeneral ka konfirmuar se Bojkovski është i punësuar në ARM që nga viti 2002.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button