Duhet të rishqyrtohet propozim-Ligji për veprim me ndërtimet e ndërtuara në mënyrë ilegale

Dje, në hapësirat e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është mbajtur takim me arkitektë dhe inxhinierë të autorizuar nga Gostivari dhe Tetova. Në bisedime ka marrë pjesë kryetari i Odës, udhëheqësi i Repartit të arkitektëve dhe zëvendësudhëheqësi i urbanistëve dhe planifikuesve, transmeton Portalb.mk.

“Në diskutim me përfaqësuesit e Odës e treguan pakënaqësinë e tyre nga disa aspekte të caktuara dhe lëshime të parashikuara në propozim-ligjin për veprim me objektet e ndërtuar në mënyrë ilegale. E shprehën shqetësimin e tyre për degradimin e profesionit të inxhinierit me vendimin aktual ligjor dhe kërkuan pjesëmarrje proaktive të Odës, si dhe angazhim më të madh për heqjen e mangësive në projektin ligjor.

Kryetari i Odës, udhëheqësi i Repartit për arkitektë dhe zëvendësudhëheqësi i urbanistëve dhe planifikuesve u pajtua që detajisht do t’i rishqyrtojnë propozimet e theksuara në kuadër të reparteve profesionale, do t’i plotësojnë dhe do t’i transmetojnë te institucionet kompetente në drejtim të heqjes së mangësive të theksuara dhe për përmirësim të Ligjit për veprim me ndërtimet e ndërtuara ilegalisht”, thuhet në njoftimin e Odës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button