Pa aftësia e komisionit le nxënësit me tekste anti shqiptare

Viti i ri shkollor nis me probleme të vjetra. As për gjashtë muaj komisioni multi etnik i historianëve i formuar me iniciativë të Ministrisë për arsim dhe shkencë, nuk ka arritur të bie dakord për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e gabimeve nëpër librat ekzistuese të historisë. 

Edhe pse zyrtarët shqiptarë disa herë kanë premtuar se me fillimin e vitit të ri shkollor fyerjet, gabimet shkencore dhe përmbajtjet tjera ofenduese do të tërhiqen, kjo nuk ka për të ndodhur. 

Për njeriun e dytë të Arsimit në Maqedoni, Safet Nezirin, me rëndësi është se ka vullnet të mirë nga ana e komisionit dhe se ka vërejtje e sugjerime, por jo zgjidhje konkrete.

“Para gjashtë muajve me iniciativën time është formuar komision i cilët i shqyrtojnë librat. Nuk është një proces i lehtë është proces mjaftë i vështirë, ka rezistencë, në çdo palë ka rezistencë, mirëpo me mundimin tim është formuar komision multi etnik me përfaqësues nga USHT-ja dhe nga Universiteti “Kirili e Metodi” dhe kanë punuar gjashtë muaj pa ndërprerë, kanë bërë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, kah fundi është raporti i tyre do ti shqyrtojmë se çka na ofrojnë ata neve në raport të përbashkët për tejkalimin e këtyre problemeve” tha Neziri.

Ai gjithashtu foli edhe për komisionin e formuar për pastrimin e librit të muzikës, që do të thotë se edhe në këtë lëndë nxënësit do të mësojnë me librat e vjetra.

“Gjithashtu është formuar komisioni për lëndën e muzikës, për arsim fillor dhe të mesëm për ti përmirësuar gabimet në muzikë, do të thotë në këtë periudhë kohore janë bërë disa lëvizje në këtë drejtim dhe ne nuk do të ndalemi këtu, vazhdojmë edhe më tutje edhe për librat tjera që janë problematike” tha Neziri.

Ndryshe, në tekstet shkollore në fjalë shqiptarët quhen “njerëz mali” dhe “ardhacakë”, në librin e gjeografisë ka një hartë ku Maqedonia në veri kufizohet vetëm me Serbinë e jo me Kosovën, dhe gabime të ngjashme ofenduese për historinë e kombit shqiptar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button