Është hapur llogari donatore për të pësuarit në aksidentin e Llaskarcës

Komuna e Gostivarit nëpërmjet një kumtese dërguar në media njofton se është hapur xhirollogari ku donatorët do të mund t’u ndihmojnë familjarëve të personave që ishin viktimë e aksidentit ose personave të lënduar nga aksidenti, transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar qytetarë të Gostivarit dhe të Maqedonisë në përgjithësi, ju njoftojmë se konfrom Vendimit të Këshillit të Komunës së Gostivarit të miratuar unanimisht në seancën e 12-të, prej sot është aktive Llogaria e posaçme në të cilin do të mund të dononi mjete për ndihmë të familjarëve të viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë në afërsi të fshatit Llaskarcë. Mjetet mund t’i dononi në xhirollogarinë me numër: 716014021578990;  Shifra e të ardhurave: 725916  00; Qëllimi i remitancës: Përkrahje të pësuarve në tragjedinë në Llaskarcë.  Xhirollogaria do të jetë e hapur për një kohë të pacaktuar, ndërsa për ditën e mbylljes së saj vendim do të marrë Këshilli i Komunës së Gostivarit. Varësisht nga mjetet e grumbulluara, Këshilli do të vendosë edhe për mënyrën dhe lartësinë e mjeteve të cilat do tu ndahen të pësuarve. Gostivarasit dhe qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, gjithmonë kanë ditur të tregohen humanë dhe solidarë. Ta dëshmojmë edhe kësaj here humanizmin tonë dhe të ndajmë dhembjen dhe humbjen bashkë me të pësuarit në tragjedinë më të madhe që goditi Gostivarin”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, të enjten (13.02.19) rreth orës 17 i vozitur nga M.T (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 15, ndërsa 38 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

7 persona do të përgjigjen penalisht për aksidentin e autobusit më 13 shkurt të këtij viti në rrugën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 15 persona dhe 39 të tjerë u lënduan. Arsyeja kryesore për aksidentin, sipas Prokurorisë janë frenat e autobusit, të cilat nuk kanë qenë funksionale në masën të cilën duhet të jenë, por edhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button