Xhaferi: Ligjet e votuar me shumicë prej 2/3 e votave presidenti është i obliguar t’i nënshkruajë

Kreut i Kuvendit Talat Xhaferi, në konferencën e sotme për media, në lidhje me 11 ligjet që nuk u dekretuan nga presidenti Gjorge Ivanov tha se ligjet të cilat janë votuar me 2/3 e votave nuk kanë nevojë të rivotohen dhe se të njejtat presidenti është i obliguar t`i nënshkruajë. Kurse për ligjet të cilat janë miratuar me shumicë të thjeshtë, Xhaferi tha se do rivotohen.

“Procedurat parlamentare parashikojnë situatën për Ligjet të janë votuar me 2/3 dhe sipas kushtetutës kreu i shtetit është i obliguar që t’i dekretojë menjëherë, gjë që ai e ka refuzuar. Për ligjet tjera kushtetuta dhe Rregullorja e Parlamentit thotë që pas miratimit të Ligjit i njejti menjëherë i dorëzohet kreut të shtetit për nënshkrim i cili në afat prej shtatë ditëve duhet të njoftoj Kuvendin për fatin e atyre ligjeve. Kompetencat e Parlamentit janë që Ligjet që kthehen dhe që janë votuar me shumicë të thjeshtë të kthehen në Parlament në afat pre 30 ditëve nga dita e miratimit të tyre dhe ti nënshtrohen ri-votimit me çka në atë rast parlamenti do të siguron shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, në rastin tonë me 61 votë “për”, dhe ky obligim nga ana ime do të respektohet deri në fund”, tha Xhaferi.

Xhaferi shtoi se gjithsej 15 ligje të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nuk janë nënshkkruar nga presidenti Gjorge Ivanov.

Video: Alsat M

Ndryshe, presidenti i Republikës së Maqedonisë së veriut, Gjorge Ivanov  në letrën e  dërguar  te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka thënë se nuk do t’i nënshkruajë ligjet që i miraton Kuvendi me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut duke u arsyetuar se vepron sipas Kushtetutës së vendit.

“Në kryerjen e funksionit president i Republikës së Maqedonisë gjithmonë veproj në pajtim me deklaratën e dhënë se do ta mbroj Kushtetutën dhe do t’i mbroj interesat e Republikës së Maqedonisë. Në bazë të nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë kam sjellë vendim të mos e nënshkruaj Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për siguri të komunikacionit të rrugëve që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi në seancën e mbajtur më 7 mars 2019”, thuhet në letrën e presidentit Ivanov dërguar Kuvendit.

LEXO: Ivanovi nuk i ka dekretuar ligjet e “Maqedonisë së Veriut”

LEXO: DOSJE: të bëmat e presidentit Ivanov gjatë mandatit të dytë (INFOGRAFIK)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button