Shkëlqimi dhe rënia e hekurudhës: për tre dekada është ulur 12 herë numri i udhëtarëve me tren (VIDEO)

Shpërthime të lumturisë së madhe kur pritet ndonjë i afërm, lamtumirat e mallëngjyeshme të përlotura me ata që udhëtojnë larg, përcjellja për në ushtri, ose në studime jashtë vendit, puthjet, përqafimet, lotët, të qeshurat më nuk mund të shihen në platformën e një prej stacioneve më të mëdha hekurudhore në Ballkan, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

stacionin hekurudhor të Shkupit nuk ka më përcjellje për “shopping” në Trieste apo në Selanik, për pushime në Split apo në Tivar. Të gjitha këto vende i lidh treni si mjet transporti dhe shprehitë e dikurshme të qytetarëve të Maqedonisë për të udhëtuar me tren.

Por sot nuk është më kështu. Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë tregojnë rënie marramendëse prej 12 herë të numrit të udhëtarëve të transportuar në vitin 2018 në krahasim me vitet 80-ta të shekullit të kaluar.

Vitin e kaluar trenin, si mjet transportues, e kanë përdorur 540 mijë udhëtarë, që është rreth 40 mijë më shumë krahasuar me vitin 2017. Por këto shifra janë shumë më të ulëta se ato tre dekada më parë, kur me tren nga stacionet hekurudhore të Maqedonisë janë larguar mes 5 dhe 7 milionë udhëtarë në vit. Shpërbërja e Jugosllavisë e shënon fundin e “epokës së artë” të hekurudhës.

Trena të vjetër dhe jo-higjienik

Qysh nga viti 1992, Hekurudha e Maqedonisë Veriore ka pasur më pak se 2 milionë udhëtarë në vit, numra nga të cilët kompania nuk mund të rimëkëmbet deri më sot. Përkeqësim i mëtejshëm i gjendjes është shënuar në gjashtë vitet e fundit, kur numri i qytetarëve të cilët udhëtojnë me tren ka rënë nën një milion.

Çmimet e ulëta të transportit me aeroplan jashtë vendit, së bashku me rritjen e numrit të makinave në vend, shfaqja e taksistëve të paligjshme në trafikun ndër urban dhe mirëmbajtja e pamjaftueshme e trenave kanë rezultuar me rënie të interesit për të udhëtuar me tren.

Sondazhet e rregullta për hulumtim të respektimit të të drejtave të udhëtarëve, të cilat i realizon Agjencia për rregullim të sektorit hekurudhor, tregojnë se qytetarët kanë numër të madh ankesash lidhur me përdorimin e trenit si mjet transportues. Në raportin e fundit vjetor për punën e kësaj agjencie, për vitin 2017, theksohet udhëtarët më së shpeshti ankohen për trenat e vjetër, numrin e vogël të vagonëve dhe mungesë të higjienës.

Stacioni Hekurudhor në Shkup/ Foto: Borce Popovski
Stacioni hekurudhor i shkatërruar “Rajko Zhinzifov” në hekurudhën Shkup-Veles

Qytetarët kërkojnë që përfshihet mundësia për blerje të biletës për tren në mënyrë elektronike, të bëhet rezervimi i biletës disa ditë para udhëtimit dhe të ketë internet në trenat dhe në stacionet hekurudhore.

“Si gjërat më të rëndësishme që do t’i inkurajonin të anketuarit të përdorin transportin hekurudhor, janë saktësia, higjiena, shpejtësia, komfori” – thonë nga Agjencia për rregullimin e sektorit hekurudhor.

Nota mesatare për standardet e cilësisë së shërbimeve gjatë udhëtimit me trena në vend për vitin 2017 ka qenë 2.62. Nota kalimtare ndërmjet “mjaftueshëm” dhe “mirë” nga qytetarët pothuajse përputhet me mendimin e ekspertëve për këtë temë.

“Numri i vogël i trenave të udhëtarëve, të cilët operojnë në linjat hekurudhore në vend, është një nga arsyet për vëllimin e ulët të transportit të udhëtarëve me hekurudhë” thotë profesori Zoran Krakutovski i Fakulteti i ndërtimtarisë në UKM.

Profesori Krakutovski ka theksuar se duhet të merren masa të shumta për të parandaluar largimin e udhëtarëve nga hekurudhat. Sa i përket tarifave, thekson ai, është e rëndësishme të ndryshohet çmimi i tyre fiks. Qytetarët të cilët do të blejnë bileta më parë, do të duhej të paguajë një çmim më të ulët, ndërsa udhëtari i cili blen biletë në momentin e fundit para nisjes kur treni është gjysmë bosh, do të duhej të paguajë biletën më të lirë.

Ndër masat tjera, ajo propozon edhe mundësi për të instaluar orar të harmonizuar të trenave dhe transportit publik urban në qytetet e mëdha, vendosje të pikave për të marr me qira biçikleta në stacionet hekurudhore dhe duke bërë të mundur që biçikletat të futen tren. Është shumë e rëndësishme, thekson profesori Krakutovski, që transporti me hekurudhë dhe transportit publik urban të kombinohet me një biletë të vetme, me çka qytetarët nuk do të paguanin dy herë për të arritur në destinacionin e dëshiruar.

hekurudhat trena tren pampur

Vetëm një tren çdo ditë nga Shkupi për Kërçovë

Oraret aktuale të qarkullimit në stacionin hekurudhor dhe të autobusëve – Shkup tregojnë se treni udhëton pothuajse njëlloj e disa herë edhe më shpejt se në autobusi, deri te qytete që janë të lidhura me hekurudhë me metropolin. Kështu, treni nga Shkupi arrin në Kërçovë për 2 orë e 4 minuta, ndërsa autobusëve u nevojiten 2:45 orë për të kaluar në këtë relacion. E njëjta është edhe me udhëtimet midis Shkupit dhe Manastirit, Gjevgjelisë, Velesit dhe qyteteve tjera.

Ajo që dekurajon qytetarët për të udhëtuar me tren është numri i nisjeve nga Shkupi

Midis Shkupit dhe Kërçovës qarkullon vetëm 1 tren në ditë, ndërsa autobusë ka gjithsej 19 gjatë ditëve të punës. Gjithashtu, Shkupi dhe Manastiri lidhen me 4 trena në ditë, nga të cilat aktualisht qarkullojnë vetëm 3. Në anën tjetër, udhëtarët mes këtyre dy qyteteve mund të udhëtojnë me 13 autobusë në ditë. Në këtë mënyrë, numri i vogël i nisjeve në ditë me tren e zvogëlon numrin e udhëtarëve të transportuar me këtë lloj transporti.

Njëkohësisht, nga kryeqyteti i Maqedonisë, me tren jashtë vendit sot mund të udhëtohet vetëm deri në Prishtinë, ndërsa treni ndërkombëtar për në Beograd dhe Selanik qarkullon vetëm verës. Kjo situatë me hekurudhën te ne vjen në kohën kur vendet fqinje Greqia, Serbia dhe Bullgaria tashmë janë duke ndërtuar hekurudha të shpejta dhe planifikojnë për të futur trenat super-të shpejtë në mes Beogradit dhe Budapestit, Selanikut dhe Athinës, si dhe Sofjes dhe Pllodvivit.

Stacioni Hekurudhor në Shkup/ Foto: Borce Popovski
Stacioni Hekurudhor në Shkup/ Foto: Borce Popovski

Stacione bosh dhe borxhe financiare

Shuarja e transportit hekurudhor rezulton edhe  me rënien e shfrytëzimit të stacionit hekurudhor në Shkup, i cili qëndron bosh, duke pritur që autoriteteve të kujtohen për potencialin e tij jashtëzakonisht të madh. Ekspertët theksojnë se ky objekt duhet të vihet në funksion të ringjalljes së hekurudhës, sidomos nga shkaku se në shumë vende evropiane ka zhvillim të përshpejtuar të udhëtimit me tren në destinacione më të shkurta. Në kushte të Maqedonisë, kjo do të thotë më shumë trena lokalë mes Shkupit dhe Velesit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe vënien në funksion të hekurudhës urbane – periferike në metropol, që do të përfshinte përfshirje të trenit drejtpërdrejtë  deri në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.

Lidhur me propozimet e shumta për të rritur trenat numrin e nisjeve, nga Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport për “Meta” thonë se nuk kanë një numër të mjaftueshëm të lokomotivës me vagonë që do të mund të përdoren për këtë qëllim.

“Fakti është se në hekurudhë numri i relacioneve (nisje për në dhe prej Shkupi) varet nga trenat në dispozicion” theksojnë kompanisë hekurudhore shtetërore.

Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transporti në dokumentet që përgatit çdo vit vazhdimisht thekson se shteti duhet të investojë më shumë fonde në zhvillimin e tyre. Qeveria tashmë ka informuar se në vitin 2019 ka paraparë “injeksion financiar” prej pothuaj 7 milionë euro për të mbuluar humbjet nga trafiku hekurudhor të udhëtarëve, ndërsa vitin e kaluar për të njëjtin qëllim kanë qenë të ndara mbi 6.7 milion euro nga buxheti i shtetit.

Megjithatë, biznes plani për vitin 2018 i hekurudhës nacionale tregon se subvencionet qeveritare nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet vjetore për të mirëmbajtur trafikun hekurudhor të udhëtarëve. Të ardhurat nga trafiku i udhëtarëve vitin e kaluar janë pritur të arrijnë në 7.8 milionë euro, duke i përfshirë subvencionet e miratuara nga qeveria për këtë qëllim. Por, shpenzimet e përgjithshme kanë qenë të projektuara në mbi 14.4 milionë euro, me ç’rast pritet humbje në transportin e udhëtarëve prej 6.6 milionë euro.

Fondet e pamjaftueshme që i pranon hekurudhat vetëm e rrisin borxhin i cili, sipas llogaritjeve të fundit të Ministrisë së Financave, arrin rreth 45 milionë euro.

“Për funksionim më efikas në trafikun e udhëtarëve nevojitet pjesëmarrje më e madhe nga shteti, pa të cilat kompania nuk do të jetë në gjendje të realizojë fitim” theksojnë nga Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transporti në biznes planin për vitin 2018.

Hyrje në dhomën e pritjes në stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në hekurudhën Shkup-Veles
Hyrje në dhomën e pritjes në stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në hekurudhën Shkup-Veles

Me gurin tënd, trenit tënd

Përveç mjeteve të nevojshme për mbulimin e humbjeve, për rritje faktike të trafikut hekurudhor të udhëtarëve është e nevojshme të ripërtërihen trenat. Nga kompania shtetërore e hekurudhave thonë se kanë 6 garnitura të reja motorike nga Kina, 1 garniturë motorike dizel me datë më të vjetër të prodhimit dhe 11 vagonë për udhëtarë që mund të qarkullojnë me lokomotivë. Me këto trena, hekurudha mund ta mirëmbajnë orarin ekzistues, por jo edhe të shtojë nisje tjera në trafikun e udhëtarëve.

Përkeqësimi i gjendjes në punën e përditshme shkakton goditja me gurë e trenave dhe vendosja e pengesave nëpër binare gjë që dëmton trenat, me çka udhëtarët dekurajohen të udhëtojnë me tren.

Hekurudha nacionale për periudhën deri në vitin 2020 planifikon të investojnë në modernizim dhe rikonstruksion të 3 garniturave motorike të dëmtuara, si dhe 12 vagonë ​​të udhëtarëve. Për të rindërtuar trenat e dëmtuar në periudhën 2018 – 2020 është planifikuar të ndahen më shumë se 4.9 milionë, por për të realizuar këtë plan është e nevojshme të përmirësohet gjendja financiare të ndërmarrjes, dhe atë duke e përmirësuar ofertën, me funksionim më efikas, ashtu edhe me ndihmën e shtetit.

Sa për ilustrim, të hyrat e planifikuara nga shitja e biletave në vitin 2018 kanë qenë 810 mijë euro, që është rreth 10% e të ardhurave të përgjithshme në trafikun e udhëtarëve dhe me ato mjete nuk mund të mbulohen as edhe shpenzimet themelore të funksionimit.

Rënia jashtëzakonisht e madhe në numrin e udhëtimeve me trena në Maqedoninë e Veriut mund të pasqyrohet më mirë nëse situatën aktuale e krahasojmë me situatën në Mal të Zi. Ky vend ballkanik ka 3.5 herë më pak banorë, por gjithashtu gati 4 herë më pak gjatësi të hekurudhave në krahasim me vendin tonë. Megjithatë, të dhënat e Entit statistikor i Malit të Zi ‘MONSTAT’  tregojnë se në vitin 2018 në Mal të Zi me tren kanë udhëtuar 992 mijë udhëtarë, që është pothuajse dyfish më shumë krahasuar me vendin tonë.

Në vend që të rritet atraktiviteti i trenit, në raportin e fundit i publikuar në Raportin për punën e  Agjencisë për rregullimit të sektorit hekurudhor theksohet fakti se me treni sot më së shpeshti udhëtojnë ata qytetarë të cilët janë të detyruar të përdorin këtë mjet transporti.

“Udhëtarët të cilët e përdorin hekurudhën si kushtin dhe prioritetin e parë për ta, është aspekti ekonomik dhe çmimi i ulët i këtij transporti”– thuhet në raport.

Në ditët e punës, me tren më së shumti udhëton popullsia e aftë për punë, ndërsa gjatë fundjavës nxënësit dhe studentët janë ata që e kanë primatin në vagonë. Shfrytëzuesit më të shpeshtë të trenit janë banorët e Velesit dhe Shkupit, prandaj edhe numri më i madh i nisjeve është midis këtyre dy qyteteve.

Stacioni hekurudhor në Tetovë
Stacioni hekurudhor në Tetovë.

Ekspertët paralajmërojnë se shuarja totale e transportit hekurudhor të udhëtarëve mund të ndodhë shumë lehtë, dhe kthimi i besimit te klientët më pas do të ishte tepër i vështirë.

“Nëse njerëzit e humbin shprehinë për të përdorë ndonjë sistem të transportit ose rrugë udhëtimi, është shumë e vështirë për t’i tërhequr përsëri”, thotë Krakutovski, i cili thekson se përvojat pozitive nga vendet e zhvilluara duhet të studiohen e pastaj edhe t’i zbatojmë si ide për zhvillim e trafikut hekurudhor të udhëtarëve në Maqedoninë e Veriut.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button