Ambasada gjermane në Maqedoninë e Veriut: Deklaratat e Mickoskit janë të papranueshme

Ambasada e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një reagimi dërguar në media thotë se krahasimi i gjykimit për rastin e sulmit terrorist të 27-prillit në Republikën e Maqedonisë së Veriut me proceset e Nurembergut nuk është adekuat, transmeton Portalb.mk.

Në reagimin me shkrim ndaj deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhënë ditëve të fundit nëpër media të ndryshme në të cilën ai gjykimin e rastit të 27-prillit e krahasoi me proceset e Nurembergut ambasada thekson “me këtë minimizohen veprat e kriminelëve nazist”.

“Krahasimi i rasteve të autoriteteve gjyqësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut me proceset e Nirnbergut është i pavend. Me këtë minimizohen veprat e kriminelëve nazist. Personat përgjegjës në Maqedoninë e Veriut duhet të kontribuojnë në tejkalimin e ndarjes së shoqërisë dhe të zhvillojnë dialog konstruktiv për ardhmërinë e vendit në drejtim të integrimit euroatlantik. Madje vetë deklaratat lidhur me proceset e Nirnbergut janë krejtësisht të papranueshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.

Gjykimi i Nurmbergut

Mickoski në deklaratën e tij tha që” kundër personave të akuzuar në rastin e 27 Prillit ndodh procesi i Nurembergut”.

Ndryshe,  në një kolumnë për Portalb, profesoresha Besa Arifi ka bërë analizën për ngjashmëritë dhe dallimet e Procesit të Nurembergut dhe Ngjarjes së 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Kështu që, tamam e ka Mickovski kur thotë që këto dy procese ngjajnë, por jo ashtu si mendon ai se ngjajnë. Sikur vërtet të ngjanin ashtu si që thotë ai, do të ishte shumë e vështirë për VMRO-DPMNE-në. Sepse po të ishte ky një proces Nurembergu, VMRO-DPMNE do të shpartallohej me vendim gjyqësor si parti naziste, ashtu si që është shpartalluar Partia Nacional-Demokrate e Hitlerit pas Luftës së Dytë Botërore.
Sikur të ishe ky një proces i Nurembergut, organizatat paramilitare të krijuara gjatë protestave që sollën 27 Prillin do të përgjigjeshin juridikisht si persona juridikë, si që janë shpartalluar trupat SD dhe SS të Rajhut të Tretë të shpallura pikërisht në Nuremberg si organizata kriminale.
Mbi të gjitha, sikur të ishte ky vërtet një proces i Nurembergut dhe jo jë gjykim në Maqedoni, Mickovski dhe anëtarësia e VMRO-DPMNE do të ulnin kokën dhe do të pranon dënimin e merituar, do të vuanin burrërisht dënimin me burg, dhe do të mbanin përgjegjësi kolektive si që kanë mbajtur gjermanët pas Luftës së Dytë botërore. Në Gjermaninë e pasluftës, personat e involvuar në Rajhun e Tretë asnjëherë nuk janë trajtuar si heronj, lufte, ashtu si i trajton heronj Mickovski Çavkovin dhe të tjerë. Në Gjermaninë e pasluftës ka vazhduar një proces rimëkëmbjeje dhe ripërtërirë i mundshëm vetëm kur gabimi pranohet, përgjegjësia mbahet dhe punohet për një të ardhme më të mirë të kombit.” shkruan Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button