Aleanca për Shqiptarët e zgjodhi Agollin për kandidat për kryetar të Komunës së Dibrës

Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 21 prillit në Komunën e Dibrës do të garojë me kandidatin Arben Agolli, njofton Portalb.mk.

Agolli ishte kandidat i Aleancës edhe gjatë zgjedhjeve të rregullta lokale.

Komuna e Dibrës do të zgjedh kryetar të ri, pasi që Ruzhdi Lata ndërroi jetë më 24 nëntor të vitit 2018. Zgjedhje të jashtëzakonshme komunale do të mbahen edhe në Ohër, gjithashtu për shkak të vdekjes së kryetarit, por edhe në Novo Sellë, pasi që kryetari është kapur duke kontrabanduar cigare.

Zgjedhjet komunale do të mbahen paralelisht me zgjedhjet presidenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button