Gjashtë persona kanë pranuar veshka nga dhurues të vdekur, numri i të sëmurëve nga veshkat në rritje

Gjashtë të sëmurë nga veshkat nga nëntori deri më 13 shkurt kanë marrë veshkë të re nga donator i vdekur, pas një ndërprerjeje trevjeçare. Koordinatori nacional për transplantim dr. Maja Mojsova-Mijovska në pres-konferencën e djeshme me rastin e Ditës Botërore të Veshkave më 14 mars, tha se në këtë periudhë kanë kryer rreth 20 transplantime nga donatorë të gjallë dhe kështu këtyre pacientëve u është siguruar jetë më cilësore. Ajo tha se tashmë e kanë më të lehtë bisedën edhe me familjet e dhuruesve të vdekur, të cilët vendosin për këtë akt human, dhe se në nivel botëror ka diku 20 dhurues në një milion banorë, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Ne do të ishim të kënaqur nëse kemi pesë deri në dhjetë. Transplantimi i fundit është bërë më 13 shkurt, praktikisht përkoi me aksidentin në fshatin Llaskarcë dhe stafit nga Klinika për anestezi, reanimacion dhe trajtim intensiv (KARIL) ka punuar në transplantim dhe për të ndihmuar të plagosurit. Edhe njëherë dëshiroj të falënderoj familjet e dhuruesve”, tha Mojsova, e cila është drejtoreshë e KARIL.

Drejtoresha e Klinikës për Nefrologji dr. Irena Bushletiq tha se edhe këtë vit ata do të përfshihen në fushatën Botërore për parandalimin e sëmundjeve të veshkave dhe se këtë vit motoja është “Veshka të shëndetshme për të gjithë”, me të cilën duhet të tërhiqet vëmendja për nevojën e parandalimit të hershëm. Ajo tha se sëmundjet e veshkave mund të zbulohen në fazë të hershme dhe të trajtohen edhe mbrojtjen shëndetësore primare edhe sekondare, ndërsa shkaqet janë hipertensioni arterial, diabeti, çrregullime auto-imune.

“Kjo fushatë është e rëndësishme, për shkak se shqetësuese janë të dhënat se numri i pacientëve të veshkave rritet, përkatësisht se çdo i 10 person në botë ka dobësi të veshkave, ndërsa çdo i treti është në rrezik për të zhvilluar dobësi të veshkave”, tha Bushletiq.

Dr. Aleksandar Popovski nga Instituti për Nefrologji në Strugë tha ata shërbejnë më shumë se 200.000 banorë të rajonit Jugperëndimor dhe se sipas përvojave në botë dhe në Maqedoni, në mes 25 dhe 28 për qind e pacientëve të cilët e kanë filluar dializën e parë kanë qenë pacientë me diabet të llojit2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button