Sulm terrorist në një xhami në Zelandën e Re, 40 persona kanë ndërruar jetë

Gjatë një sulmi me armë mbi një xhami në qytetin Kristçërç në Zelandën e Re 40 persona kanë ndërruar jetë, bëri të ditur policia vendase. Policia ka arrestuar një person. E paqartë është nëse i arrestuari është dorasi vetë apo një person që ka pasur lidhje me të.

Sulmuesi Brenton Tarrant ka lënë një manifest në të cilin mes tjerash thekson se zgjodhi Zelandën e Re për shkak të vendndodhjes së saj, për të treguar se edhe pjesët më të largëta të botës nuk janë të lira nga “imigracioni masiv”.

“Ky është sulm terrorist dhe unë jam racist” shkruhet mes tjerash nga vrasësi.

Të shtëna pati në dy xhami të qytetit. Sipas të dhënave të dëshmitarëve okularë vrasësi është një burrë i bardhë, i veshur me helmetë në kokë dhe me jelek që nuk shpohet nga plumbat.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se 40 veta u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën në sulmet mbi dy xhami plot me besimtarë në lutjet e së premtes në Christchurch.

Kryeministrja Arden e përshkroi si një “nga ditët më të errëta të Zelandës së Re”, duke theksuar se ngjarjet në qytetin Christchurch paraqesin “një akt të pashembullt dhe të jashtëzakonshëm të dhunës”.

Ajo tha se “qartazi kjo mund të përshkruhet vetëm si sulm terrorist. Nga ajo që dimë duket se ishte mirë i planifikuar”.

Katër veta u arrestuan në lidhje me sulmin. Sipas stacionit televiziv TVNZ, njëri prej tyre u identifikua si Brenton Tarrant, 28 vjeçar nga qyteti Grafton në New South Wales të Australisë.

“Mund të konfirmoj se për njërin nga individët e arrestuar më është thënë se është qytetar nga Australia”, u tha gazetarëve në Sydney, kryeministri australian Scott Morrison.

Duke theksuar se australianët janë pjesë e familjes së njëjtë me banorët e Zelandës së Re, “jemi në dhimbje, të tronditur, të zemëruar dhe qëndrojmë dukë dënuar absolutisht sulmin që u krye nga një ekstremist, një terrorist i djathtë”, tha ai.

Tridhjetë veta u vranë në xhaminë Masjid Al Noor ndërsa dhjetë të tjerë në xhaminë Linwood.

Nxënësit duhet të qëndrojnë në klasë

Neuseeland Schießerei in Moschee in Christchurch (Reuters/TVNZ)
.

Policia bëri thirrje që në qendër të qytetit të mos dilet nëpër rrugë dhe që të bëhen njoftime për çdo lloj sjelljeje të dyshimtë. Për shkak të situatës së sigurisë nxënësit duhet të qëndrojnë ende në klasa. Të gjitha ndërtesat publike të qytetit u rrethuan për çështje sigurie

Qyteti Kristçërç ndodhet në ishullin jugor të shtetit të Paqësorit. Qyteti ka 350 mijë banorë dhe është i treti për nga madhësia, në Zelandën e Re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button