Presidenti në largim, Ivanov ka blerë dy apartamente në lokacion atraktiv në Vodno

Presidenti i shtetit në largim Gjorge Ivanov, ka blerë dy apartamente në Vodno, të cilët në Kadastër janë regjistruar në emër të të birit. Në dokumentacionin kadastral, deri te i cili ka ardhur Televizioni 24, me kërkesë për qasje të lirë në informata publike, thuhet se për të dy apartamentet ekziston para-kontratë për shit-blerje, sepse ndërtesa është ende në ndërtim e sipër. Televizioni 24 ishte në vendin ku pas disa muajsh do të lëvizë familja Ivanov. Ndërtesa ende nuk është përfunduar zyrtarisht. Mjeshtrit janë duke i përfunduar riparimet dhe sipas projektit, ajo do të lëshohet për banim pas një muaji.

Njëri nga dy apartamentet Ivanovit është me sipërfaqe prej 131 metra katrorë dhe ndodhet në katin e dytë të ndërtesës së re në rrugën Salvador Alende. Apartament i dytë është në të njëjtën ndërtesë, por më së larti, një papafingo me sipërfaqe prej 91 metra katrore. Papafingo është në dy nivele, me mure të mëdha prej qelqit nga ku shihet i gjithë qyteti. Përveç dy apartamenteve, në pronësi të djalit të presidentit është edhe një garazh prej 23 metra katrorë. Disa fqinjë thonë se zonjën e parë dhe djali i saj kanë ardhur rregullisht për të parë banesat e reja. Presidenti më rrallë. Por atë shpesh e kanë vërejtur duke e vëzhguar ndërtesën së bashku me sigurimin e tij nga kodra e kundërt, ku praktikisht mbaron oborri i pallatit presidencial.

Nga kabineti i Ivanovit thonë se presidenti ka blerë vetëm një apartament, por nuk e ka raportuar për shkak se ende nuk e ka paguar dhe nuk e ka listën e pronës.

– “Të gjitha fondet e raportuara në listën anketuese për gjendjen pronësore të Presidentit Ivanov, pasi e fitoi funksionin e presidentit janë përdorë si pagesa për blerjen e një apartamenti për të cilin është marrë edhe një kredi. Apartamenti nuk është paguar ende dhe nuk është në pronësi të familjes Ivanov, prandaj edhe nuk mund të regjistrohet në deklaratën e pasurisë. Kur apartamenti të bëhet pronë e tyre, atëherë ajo do të regjistrohet në regjistrin e pronave” tonë nga kabineti i Ivanovit.

Njohësit e rrethanave për TV 24 thonë se, duke pasur parasysh çmimin e tregut, sipërfaqen dhe vendndodhjen e apartamenteve, vlera e tyre mund të jetë edhe 250 mijë euro. Në këtë pjesë të qytetit, çmimi për një metër katror është më shumë se 1,200 euro.

Në përgjigjen e kabinetit të presidentit theksohet për blerjen e apartamentit është marrë kredi bankare, e cila nuk është regjistruar në listën anketuese të presidentit.

LEXO: Komente: Si do të mbahet mend presidenti në largim, Gjorge Ivanov

Antikorrupsioni: Nga kontrolli i shënimeve tona, mund të konstatojmë se në periudhën 2016 – 2019, Presidenti i RMV, Gjorge Ivanov, ka raportuar ndryshim të gjendjes së pronësisë më 27 prill 2017 si vijon:

-Shitjet e tokës në vlerë prej 2.152.325,00 denarë

– Fondet nga shitja e tokës janë deponuar në bankë në emër të fëmijëve në vlerë prej 2.152.325,00 denarë.

Kontratat për para-shitje janë nënshkruar në vitin 2016 me investuesin e ndërtesës, kompania “Muratorët e Lirë”.

Nga Antikorrupsioni thonë se, pasi që është një kontratë për para-shitje, Ivanov ende nuk e ka për obligim të raportojë apartamentet në pyetësor.

– “Të dy apartamentet dhe garazhin presidenti Gjorge Ivanov do të jetë i detyruar t’i raportojë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit brenda 30 ditëve nga momenti i fitimit të pronësisë. Nëse nuk e realizon raportimin brenda afatit të caktuar kundër tij, mund të iniciohet një procedurë për kundërvajtje dhe procedurë për verifikim të të dhënave mbi gjendjen e pronës”, thonë nga Antikorrupsioni.

Pas dhjetë vjetësh në presidencë Ivanov nga Vodno, përveç me dy apartamente, do të largohet me më shumë para në llogaritë bankare. Nga pyetësori mund të shihet se ai ka mbledhur rreth 100 mijë euro. I biri i tij 35 mijë, që i  ka fituar me shitje të pronës. Te bashkëshortja Maja për dhjetë vjet nuk ka ndryshim. Edhe atëherë edhe tani ajo në bankë ka 2 mijë euro në denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button