I arratisuri Grujevski e ka falsifikuar nënshkrimin e Zvonko Kostovskit për të shkatërruar pajisjet me të cilat DSK ka përgjuar

I pandehuri ish shefi i DSK-së Goran Grujevski, i cili nuk po merr pjesë në gjykimin për përgjimin masiv ilegal në rastin e PSP-së “Fortesa-Target”, me falsifikim e ka shkatërruar pajisjen prej tre aparateve në DSK, me të cilën më parë ai dhe udhëheqësia e DSK-së kanë përgjuar mijëra qytetarë pa urdhër të gjykatës.

Dëshmitari në seancën e sotme gjyqësore, Zvonko Kostovski, para Gjykatës themelore Shkup ka thënë se Grujevski e kishte falsifikuar pikërisht nënshkrimin e tij, shkruan SDK.mk.

Për shkresën të cilën sot ia dhanë në dorë prokurorët Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov, inxhinieri Kostovski tha se është falsifikim i pastër. Shkresën, kinse Kostovski e ka dërguar në Drejtorinë e pestë në MPB dhe me të kinse ka kërkuar nga shefi Goran Grujevski që pajisja për përgjim të hidhet.

“Ky dokument nuk është imi. Nënshkrimi në faqen e dytë, është imi, por faqja e parë dhe e dytë janë me font të ndryshëm. Printeri në të cilin është shtypur dokumenti është gjithashtu i ndryshëm. Në faqen e parë e shkronjat janë të trasha (bold) në krahasim me faqen e dytë”, e ka analizuar Kostovski dokumentin për shkatërrim të  pajisjes për përgjim dhe shtoi se vija, ku shkruan rreptësisht konfidencial, në faqen e parë është më e shkurtër se sa vija në faqen e dytë dhe se të dy fletët e shkresës janë të ndryshme.

“Numri i regjistrimit është shënuar me stilolaps me bojë. Sekretarja përdorte laps kimik të thjeshtë” e zbulonte Kostovski falsifikimin.

“Nuk e kam përgatitur unë këtë dokument. Faqja e dytë është përdorur nga një dokument tjetër të cilin unë e kam nënshkruar personalisht” tha Kostovski.

Në përgjimin masiv dhe shkatërrimin e paligjshëm të tre pajisjeve për përgjim janë pandehur drejtori i atëhershëm Saso Mijallkov, Gordana Jankullovska, i arratisur Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, Toni Jakimovski dhe gjashtë punonjës të DSK-së, të cilët me telefon kanë urdhëruar të shënohen numra të qytetarëve, dhe një pjesë e tyre janë përgjuar.

Gjykimi vazhdon më 26 mars, por gjykatësja Xheneta Begoviq dha edhe dy ditë alternative, më 3 dhe 19 prill, 2019.

Pas gjykimit, i akuzuari Mijallkov u kthye në burgun e Shutkës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button