Mickoski i “harroi” shqiptarët në thirrjen për votimin e Siljanovskës (VIDEO)

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nëpërmjet rrjetit social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të dalin më 21 prill dhe të mbështesin kandidatin e kësaj partie për president, profesoreshën Gordana Siljanovska, por ka përjashtuar shqiptarët.

Në thirrjen e tij përveç maqedonasve, ai renditi të gjithë qytetarët e bashkësive tjera etnike, por jo edhe shqiptarët, shkruan Plusinfo, përcjell Portalb.mk.

“E shfrytëzoj këtë rast tú bëj thirrje qytetarëve të Maqedonisë, maqedonas, serbë, boshnjakë, turq, romë, vlleh dhe gjithë të tjerëve, që të na bashkangjiten dhe të radhiten me ne më 21 prill, masovikisht të dalin në votime dhe ta mbështesin kandidatin e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, profesoreshën, Gordana Siljanovska Dakova”, ka thënë Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button