Ish shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe Stevo Maxhovski në paraburgim

Toni Jakimovski është dënuar me 30 ditë paraburgim, njëlloj si Stevo Maxhovski, si ish i punësuar në DSK, kurse Kristina Josifovskës i është shqiptuar masa e kujdesit, transmeton Nova.tv, përcjell Portalb.mk.

Ky është rezultati i Gjykatës penale për të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës dhe shpenzim të parave të DSK-së. Në periudhën prej 10 viteve, 172 herë kanë marrë para nga arka speciale e DSK-së me çka kanë dëmtuar shtetin me vlerë prej 820 mijë euro.

Jakimovski është ish shefi i kabinetit të Sasho Mijallkov, deri sa ai ishte njeriu i parë i DSK-së. Jakimovski dhe tre të punësuar në DSK janë të dyshuar për keqpërdorime të parave shtetërore dhe dëmtim të buxhetit prej 50 milion denarësh, njoftojnë nga Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

.LEXO: Qindra mijë euro janë keqpërdorur nga DSK, është arrestuar Toni Jakimovski, ish shefi i kabinetit të Mijallkovit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button