Nigeri, nxirren 10 të vdekur dhe 41 të mbijetuar nga rrënojat e shkollës

Ekipet e shpëtimit nga rrënojat e shkollës nxorrën në total 41 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërtesa trekatëshe shkollore u shemb dje në qytetin Lagos të Nigerisë ndërsa në momentet e shembjes në shkollë mbahej mësimi.

Në këtë fatkeqësi humbën jetën 10 nxënës ndërsa ekipet e shpëtimit nën rrënojat e betonit dhe hekurit nxorrën 5 të rritur dhe 36 nxënës.

Të gjithë të shpëtuarit u dërguan në spital me lëndime të ndryshme. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja, pasi sipas disa burimeve lokale, në momentin e shembjes së shkollës ka patur rreth 100 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button